Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Basha: Çfarë mbetet kur heq Ramën balerin, artist e babagjysh?

Lapsi.al 25 January 2018
Basha: Çfarë mbetet kur heq Ramën balerin, artist e babagjysh?

Lulzim Basha tha sot në Rrëshen se më 27 janar shqiptarët do të tregojnë se nuk pranojnë të jenë më spektatorë të teatrit të Edi Ramës.

Sipas Bashës, kryeministri fsheh varfërinë e qytetarëve dhe rrënimin e vendit me shfaqje luksoze.

Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se kur heq Edi Ramën balerin, artist, sportist e babagjysh, mbetemi me një ekonomi të shkatërruar, bujqësi në faliment, rini të pashpresë, emigracion e çmime stratosferike.

“Kur i heq të gjitha, kur heq Edi Ramën balerin, Edi Ramën artist, Edi Ramën sportist, Edi Ramën babagjysh, kur i heq të gjitha këto me çfarë mbetemi? Mbetemi me një ekonomi të shkatërruar, me një bujqësi në faliment, me rini të pashpresë, me emigracion në rritje, me çmime në strastosferë të naftës, të dritave, të ujit. Me këto mbetemi. E gjithë pjesa tjetër është një shfaqje, është narkozë,” - tha Basha.

Të këshilluara

'Shkrihen akujt', Tsipras viziton Tiranën

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka pranuar ftesën për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Ftesa është bërë nga homologu i tij shqiptar Edi Rama, gjatë ...

15:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI