Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Arrestohet në Shkodër 'tregtari' i tritolit, policia i gjen 15 kallëpe në shtëpi

Lapsi.al 25 January 2018
Arrestohet në Shkodër 'tregtari' i tritolit, policia i gjen

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur këtë të enjte kapjen në flagrancë të një 36 vjeçari, në banesën e të cilit u gjet një sasi e madhe tritoli. Niko K është shtetasi i arrestuar nga policia, banues në fshatin Gajtan i Sipërm. Në shtëpinë e 36 vjeçarit u gjetën 15 kallëpë tritoli si dhe objektet e nevojshme për të kryer lidhjet e tyre.

"Më datë 25.01.2018, nga ana e Sektorit të Krimeve të Rënda, në D.V.P Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi:

Niko K, 36 vjeç, banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër,

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet përreth banesës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal."njofton policia

Të këshilluara

'Shkrihen akujt', Tsipras viziton Tiranën

Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka pranuar ftesën për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Ftesa është bërë nga homologu i tij shqiptar Edi Rama, gjatë ...

15:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI