Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rama takim me kryeministrin kroat/ Çfarë ndodh me Ballist Morinën

Lapsi.al 25 January 2018
Rama takim me kryeministrin kroat/ Çfarë ndodh me Ballist

Në bisedën e zhvilluar me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic në Davos, Edi Rama raportohet të ketë kërkuar që vendimi për ekstradimin ose jo të Ismail “Ballist” Morinën, të jetë i drejtë dhe i ndershëm.

Kujtojmë se prej disa muajsh Ballist Morina mbahet në paraburgim në Kroaci pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ky vend kërkon ekstradimin e Morinës. Tifozi është shprehur se në burgjet serbe do t'i rrezikohej jeta. Kroacia ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me ekstradimin ose jo të Ballist Morinës.

Sipas informacioneve që vijnë nga zyra e shtypit të kryeministrisë, përpos kërkesës për Morinën, Rama ka biseduar me Plenkovic edhe për integrimin europian të Shqipërisë.

Raportohet se Rama ka marrë mbështetjen e kryeministrit kroat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI