Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Çfarë tha Ylli Rakipi në nisje të emisionit të ri në Top Channel

Lapsi.al 25 January 2018
Çfarë tha Ylli Rakipi në nisje të emisionit të ri

Prej kësaj të enjteje në ekranin e Top Channel nisi emisioni “Të paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi. Ai u largua nga News24 dhe pas një marrëveshje me këtë TV kombëtar e zhvendosi aty emisionin.

“Ju ndoqët siglën e emisionit “Të pakepozuarit” i cili do të transmetohet nga sot e tutje këtu në Top Channel. Duke filluar nga ky çast dhe kjo mbrëmje do të shfaqet në këtë ekran. Falënderoj bashkëpunëtorët e mi të shkuar. I falënderoj për kohët që shkuan. Tani jemi në një ekran më të madh dhe angazhimi ynë do të jetë edhe më i madh” - tha Rakipi në nisje të emisionit.

Siç dihet, Rakipi kaloi në Top Channel pas largimit të Sokol Ballës. Për shkak të përpalsjeve me drejtuesit e televizionit Balla u zhvendos në Vizion plus. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama takim kokë më kokë me Vuçiç (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Takimi është zhvilluar gjatë forumit ekonomik në Davos të Zvicrës.  “Davos - Me...

20:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI