Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Fevziu përshëndet vendimin e Blushit dhe Bushatit për të shkuar në Top Channel

Lapsi.al 25 January 2018
Fevziu përshëndet vendimin e Blushit dhe Bushatit për të

Gazetari Blendi Fevziu gjatë një interviste për Abc Neës mbi zhvillimet e aktualitetit politik në vend dhe lëvizjet në media, ka komentuar edhe dy zhvillimet e fundit; ikjen tek Top Channel si drejtor i përgjithshëm të Ben Blushit, ndonëse kjo nuk është zyrtarizuar, si dhe të Andi Bushatit në emisionin ‘Të paekspozuarit’. Fviziu e ka përshëndetur këtë lëvizje të dy kolegëve të tij. Blushi para një jave deklaroi largimin nga politika. Ndërsa emisioni të "Pa ekspozuarit' do të transmetohet në Top Channel prej mbrëmjes së sotme, nën drejtimin e Ylli Rakipit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Rama takim kokë më kokë me Vuçiç (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Takimi është zhvilluar gjatë forumit ekonomik në Davos të Zvicrës.  “Davos - Me...

20:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI