Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Kryemadhi: Edi Rama të rrijë aty si qen kur ne ja përmendim çdo ditë gruan

Lapsi.al 25 January 2018
Kryemadhi: Edi Rama të rrijë aty si qen kur ne ja përmendim

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” ka folur për protestën që opozita do të mbajë më 27 Janar. Ajo është pyetur nga gazetari Armand Shkullaku, përse nuk ndërmarrin masa drastike të largimit nga kuvendi apo djegies së mandateve. Përgjigja e Kryemadhit ishte kjo:

“Unë nuk dua t’ja jap kënaqësinë Edi Ramës. Të rrijë aty si qen kur ne ja përmendim çdo ditë vëllain, gruan, nënën. Deri në qershor, ne si opozitë nuk duam të jemi shkaku i asnjë dështimi që do t’i ndodhi qeverisë shqiptare si institucion, jo Edi Ramës. Edi Rama duhej të ishte në burg për shkeljen e kushtetutës dhe shpërdorim të detyrës, që me thirrjen që u bëri policëve për zgjedhjet e 25 qershorit”, tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI