Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Raporti/ Shqipëria renditet si një vend pjesërisht i lirë

Lapsi.al 26 January 2018
Raporti/ Shqipëria renditet si një vend pjesërisht i lirë

Raporti vjetor i Lirisë në Botë rendit kombet sipas lirive civile dhe të drejtave politike me secilin vend të vendosur në një nga tre kategoritë: ‘Të lirë, ‘Pjesërisht i lirë’ dhe ‘jo i lirë’. Rreth 88 vende, përfshirë Britaninë dhe Amerikën, u konsideruan si ‘të lirë’ ndërsa 49, duke përfshirë Tajlandën, Egjiptin dhe Turqinë, i konsideruan “jo të lira”.

Shqipëria renditet në vendin e 68, ndërkohë që liria e shtypit konsiderohet “pjesërisht e lirë”. Rusia dhe Kina janë emëruar në një raport si një ndër vendet më të këqija në botë për heqjen e lirive të njerëzve. Secili vend jep një rezultat me pikë për cilësinë e demokracisë. Ai që ka 100 pikë është në krye dhe këtë vend e zënë tre shtetet nordike; Suedia, Norvegjia dhe Finlanda. Këto vende ndiqen nga Kanadaja, Holanda, Australia, Luksemburgu, Zelanda e Re, Uruguai dhe Danimarka.

Vendin më të keq e zë Siria nën diktaturën brutale të Bashar al-Assad, e ndjekur nga Sudani Jugor, Eritrea, Koreja e Veriut dhe Turkmenistani. Bahreini, Arabia Saudite dhe Kuba ishin gjithashtu midis kombeve të kontrolluara fort në këtë kategori. Rusia ishte 27 nga fundi me 20 pikë. Numri i njerëzve që jetonin nën kushte “jo të lira” është rreth 2.7 miliardë njerëz. Por më shumë se gjysma e këtij numri jeton vetëm në një vend – Kina, e cila u rendit e 19-ta.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI