Flash

Çfarë do të ndodhë nesër? Policia merr masa të forta sigurie për protestën e opozitës

Lapsi.al 26 January 2018
Çfarë do të ndodhë nesër? Policia merr masa të

Ashtu siç ka paralajmëruar, opozita nesër do të zhvillojë protestën e për për vitin 2018. Ndërkohë për këtë protestë, policia ka marrë masa të forta sigurie. Mësohet se pritet të aktivizohen rreth 1500 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat Shqiponja dhe FNSH për të siguruar rendin dhe qetësinë. Pranë vendit ku do të mbahet protesta do stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës.

Duket se policia ka frikë nga ndonjë incident, prandaj i ka filluar më hrët përgatitjet e saj për protestëtn e opozitës. Këhtu, drejtori i policisë së Tiranës, rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohen gjatë protestës me agjentë civilë. Ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra.

Masa ka marrë edhe policia rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik. Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Kufizim të pjesshëm mund të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me kryeministrinë.

Është kërkuar informacion dhe nga drejtoritë e qarqeve për personat me precedentë penalë dhe janë marrë masat për sigurimin e institucioneve në Bulevard. Vëmendje të madhe do ketë edhe kontrolli fizik i personave të dyshimtë për armë apo sende të paligjshme në akset kryesore të Tiranës. PD ka marrë leje nga policia e Tiranës për një protestë 4 orarshe e cila nis në orën 12:00.

Njoftimi i Policisë: 

Masat e Policisë së Shtetit për protestën e ditës së shtunë, 27 Janar 2018

Policia e Shtetit ka miratuar kërkesën e subjektit politik, Partia Demokratike, për të zhvilluar protestë në datë 27 Janar 2018, nga ora 12:00 deri në ora 16:00.

Ajo do të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash.

Në datë 27.01.2018, nga ora 10:00 deri në përfundim të protestës nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme:

- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi i rrugës “ Myslym Shyri” deri tek sheshi “Nënë Tereza”;

- Bulevardi "Bajram Curri", nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” deri tek rruga e “Elbasanit”;

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve të zones, por edhe qytetarëve të tjerë, që duke filluar nga ora 00:00 e datës 27.01.2018, nuk do lejohet parkimi i mjeteve në të gjithë gjatësinë e rrugës “Papa Gjon Pali 2”.

Nga ora 00:00 deri në përfundim të protestës brenda “Unazës së Madhe” nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, të cilat do të devijohen në rrugë alternative.

Gjithashtu do të ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

Kufizimet dhe devijimet do prekin edhe linjat e transportit urban qytetas ku autobuzët e “Tiranës së Re” do kthehen tek sheshi “Willson”; linja e “Kamzës” do të kthehet tek ish-kafe “Flora”, ndërsa linjat e tjera në varësi të situatës.

Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet nuk do lejohen në brendësi të qytetit.

Mjetet që vijnë nga perëndimi, do të lejohen deri tek Pallati i sportit "Asllan Rusi", Qyteti i Nxënësve, ndërsa ato nga lindja deri tek rrethrrotullimi pranë Fakultetit Ekonomik.

Këto mjete transporti publik, pasi të zbresin qytetarët do të kthehen dhe do të parkohen, në:

• Terminalin pranë "Qytetit Studenti"

• Sheshin "Shqiponja";

• Rrugën "Teodor Keko".

Gjithashtu do të ndalohet futja e mjeteve tek Ura e "Paskuqanit" dhe ura e "Babrroit".

Policia e Shtetit apelon qytetarët të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke ndihmuar dhe lehtësuar qarkullimin.

Në të kundërt makinat do të spostohen me mjete ngritëse.

Gjithashtu luten qytetarët të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e shtunë në segmentet që lidhin qendrën e qytetit me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për shkak të devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në përfundim të protestës.

Policia e Shtetit garanton të drejtën e tubimit dhe është plotësisht e aftë për të përmbushur detyrimin ligjor si garante e zbatimit të ligjit dhe e vendosur të ndëshkojë cilindo që cënon rendin dhe sigurinë publike.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI