Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Berisha: Ju tregoj pse u ekstradua “financieri” i Habilajve!

Lapsi.al 26 January 2018
Berisha: Ju tregoj pse u ekstradua “financieri” i Habilajve!

Mënyra si u ekstradua Nezar Seiti në Itali lë vend për interpretim. “Financieri” i Habilajve jo vetëm u ekstradua duke shkelur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, por edhe u largua në fshehtësi nga Shqipëria.

Për ektradimin e tij me firmën e Etilda Gjonajt dhe nën shoqërinë e policisë së Fatmir Xhafaj nuk ishin njoftuar as prokurorët dhe as avokati i tij.

Një interpretim e ka Sali Berisha, ish kryeministri, sipas të cilit Seiti ishte gati të pranonte statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë.

“Largimi me urgjence nga Shqiperia i financierit u be sepse ai kishte dhene shenja te qarta se deshironte te behej i penduar i drejtesise.

Duke ekstraduar financierin e bandes Habilaj - Saimir Trafiku, i cili po pranonte te behej i penduari i drejtesise, kryegjykatesi dhe kryeprokurori mbylli perfundimisht dosjen e tyre” shkruan Berisha.

Ish kryeministri thotë se autori i vërtetë i ekstradimit është Edi Rama, ndërsa Etilda Gjonajn e quan “të keqshfrytëzuar”.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI