Flash

Beketi kundër shtetit shqiptar: Vendimi përfundimtar nuk është shpallur ende!

Lapsi.al 26 January 2018
Beketi kundër shtetit shqiptar: Vendimi përfundimtar nuk

Një ditë më parë, qeveria shqiptare shpalli fitoren në gjykatë kundër biznesmenit Francesko Beketi që kërkon disa qindra miliona euro si dëmshpërblim për prishjen e kontratës në hidrocentralin e Kalivaçit.

Por për kompaninë, procesi ende nuk ka marrë fund. Në një njoftim, kompania Hydro këmbëngul se vendimi i dhënë nga Gjykata e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë është një Vendim i pjesshëm për të cilin nuk është bërë asnjë cilësim vlere dhe për të cilën vetë Gjykata është e rezervuar.

“Është me vend të qartësohet se ky Vendim i pjesshëm nuk ka marrë në shqyrtim provat e depozituara lidhur me shpronësimin e koncesionit sepse ato janë dorëzuar më vonë. Përkundrazi, Arbitrat ftuan Hydro-n për të filluar një arbitrazh të dytë.

Hydro, më 30 qershor 2017, njoftoi Qeverinë Shqiptare dhe Ministrinë e Energjetikës për kërkesën e dytë për Arbitrazh në të cilën nga Hydro ICC-së ju kërkua të konstatojë:

Keqbesimin kontraktor nga ana e Ministrit të Energjisë për krijimin e provave të rreme nëpërmjet agjencisë në varësi të tij, AKBN, lidhur me moskryerjen e pretenduar të punimeve të përgatitjes së materialit për trupin e digës në Kalivaç, siç u pranua më në fund me shkrim edhe nga vetë Qeveria dhe mbi të cilat u mbështet e gjithë çështja penale, veçanërisht kundër Francesco Becchettit.

Detyrimin e Ministrisë së Energjisë për të paguar kompensimin për shpronësim siç parashikohet në Marrëveshjen e Koncesionit” thuhet në reagimin e kompanisë Hydro Srl, ku aksioner është Francesko Beketi.

Sipas biznesmenit, "Ministri Gjiknuri duhet të presë derisa të shpallet Vendimi përfundimtar i arbitrazhit dhe rezultatet e shumë çështjeve tjera që janë në zhvillim".

Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri e cilësoi vendimin si një lajm të mirë për të gjithë vendin. Sipas Gjiknurit, tashmë i hapet “drita jeshile” një investimi serioz në zonën e Kalivaçit.

“NJË LAJM SHUMË I MIRË. Të dashur miq! Shqipëria fitoi një përballje të rëndësishme në Arbitrazhin Ndërkombëtar të ICC kundrejt shoqërisë Hydro S.R.L. Gjej rastin të shpreh një falënderim të veçantë për ekipin që përfaqësoi Shqipërinë në arbitrazh: juristët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për punën e bërë dhe Avokaturën e Shtetit, e cila me profesionalizëm udhëhoqi me sukses këtë proces. Vendimi i arbitrazhit konfirmoi edhe njëherë vërtetësinë e asaj çka ne kemi deklaruar që në fillim për koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit. Kjo vepër e rëndësishme energjetike tashmë do të mund të konkretizohet nga një investitor serioz”, shkruan Gjiknuri në Facebook.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI