Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Protesta e opozitës, Berisha sonte në 'Zonë e Lirë'

Lapsi.al 26 January 2018
Protesta e opozitës, Berisha sonte në 'Zonë e

Ish-kryeministri Sali Berisha rikthehet sonte në mbrëmje në Tv Klan. Ai do të jetë i ftuar në emisionin 'Zonë e Lirë' të gazetarit Arjan Çani. Dalja e tij në ekran sonte në mbrëmje vjen një ditë para protestës së opozitës. Nesër në 12:00 opozita do të protestojë përpara Kryeministrisë kundër qeverisë 'Rama 2'. Pjesëmarrja në protestë pritet të jetë e lartë duke u nisur edhe nga fakti se tashmë janë bashkë në një front disa parti opozitare, ku dy më kryesoret janë PD dhe LSI. Zyrtarisht Policia e Shtetit ka dhënë 4 orë leje për zhvillimin e kësaj proteste. 

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI