Flash

FOTO TE RRALLA/ Degradimi i shtëpisë së tregtarit më të pasur të Korçës 

Lapsi.al 23 September 2017
FOTO TE RRALLA/ Degradimi i shtëpisë së tregtarit më të

Shumë familje të pasura korçare kanë punuar fort për çështjen kombëtare. Shumë prej tyre shkrinë pasurinë që kishin për Shqipërinë. Dihet se jetesa e tyre ishte prej borgjezi. Fisnikët e Korçës të shekullit të kaluar, një element të dukshëm të pasurisë së tyre, ishte shtëpia. Këto foto janë postuar më herët nga arkitekti Kliti Kallamata. Këtu duket banesa në degradim e tregtarit korçar Irakli Qirjako. Ai shkruan se kjo banesë u ndërtua rreth vitit 1939.
“Nisur nga interesimi dhe popullariteti i jashtëzakonshëm e tepër i shpejtë i këtij postimi (brenda 24 orësh u bënë rreth 200 share dhe disa qindra like) e shoh të nevojëshme të jap disa sqarime për të shmangur keqkuptimet e shumta.
Banesa është ndërtuar në vitet ’39 të shekullit të kaluar nga një prej tregëtarëve më të mëdhenj të Korçës Irakli Qirjako, ose siç e njohin korçarët Rako. Gjatë viteve të suksesit të tij Irakli Qirjako ndërtoi dyqane, hotel dhe këtë banesë për familjen e tij. Banesa shquhet si një nga ndërtimet më dinjitoze në arkitekturën e qytetit të Korçës për atë periudhë. Për dekorimin e saj Rako angazhoi një nga piktorët më të mirë të asaj kohe në qytetin e Korçës Sotiraq Zografi. Sotiraq Zografi ka dekoruar edhe banesa të tjera, por fatkeqësisht këto nuk janë ruajtur. Kjo banesë, mbasi iu sekuestrua pronarit të saj, shërbeu si residencë për autoritete të ndryshme gjatë regjimit komunist, deri sa përfundoi si banesë shtetërore me qeraxhinj.
Mbas viteve ’90 banesa iu rikthye pronarëve të ligjshëm. Gjatë viteve të fundit banesa ka ndërruar disa pronarë. Pronari i sotëm i kësaj banese ka vendosur (dhe fatmirësisht i ka mundësitë) ta restaurojë tërësisht, duke ruajtur të gjitha vlerat e saj, si në arkitekturë ashtu dhe në dekoracion, gjë që shteti nuk do të arrinte ta bënte kurrë. Banesa paraqitet mjaft e dëmtuar edhe në konstruksionin e saj dhe përballet me probleme të shumta të konservimit dhe restaurimit të pikturës dekorative. Por, pavarësisht nga këto, e ardhmja e saj, ndryshe nga ajo e shumë monumenteve të tjera, është optimiste dhe shpresëdhënëse”
– shkruan Kallamata në Facebook.

Të këshilluara

Kur tradhëtojnë shenjat e horoskopit

Më poshtë do të shihni disa karakteristika të shenjave të horoskopit dhe kur janë të prirura për të tradhëtuar. Dashi– Tradhton vetëm kur nuk është i dashuru...

10:07

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI