Flash

BE gati të shtojë taksat për gjigandët online

Lapsi.al 21 September 2017
BE gati të shtojë taksat për gjigandët online

Komisioni Evropian tha se Unioni është i gatshëm të vazhdojë vetëm në përpjekjet për të taksuar gjigantët online edhe nëse nuk gjen mbështetje. 

Përpjekjet e Bashkimit Evropian u shtuan gjatë verës pas publikimit të një raporti kur thuhej se kompanitë shumëkombëshe si Amazon dhe Facebook paguanin taksa minimale në Evropë duke dërguar fitimet e tyre në vende me taksa të ulëta si Irlanda dhe Luksemburgu. 

Një draft raport zbulonte se Google në SHBA paguante taksa në 9% të të ardhurave ndërsa në Evropë kjo shifër ishte vetëm 0.82%.

Firma tradicionale paguajnë 23.3% taksa, ndërsa gjigantët e teknologjisë jo më shumë se 10.1% kur shesin direkt tek konsumatori ndërsa kur shesin tek firmat vetëm 8.9%.

Vetëm Google dhe Facebook mendohet si kenë shkaktuar një dëm prej 5.4 miliard Eurosh nga taksat e papaguara Bashkimit Evropian.

Një dokument i fundit i parë nga Reuters i cili do të prezantohet më 29 Shtator në Samitin e Liderëve Evropian thoshte se firma tradicionale paguajnë dy herë më shumë taksa sesa ato dixhitale.

Për këtë kërkohet një rishikim i nocionit “vendqëndrim i përhershëm” në mënyrë që firmat të taksohen edhe në vende ku nuk kanë një prezencë fizike thoshte Komisioni Evropian.

Aktualisht kompanitë online shmangin taksat në vend ku gjenerojnë të ardhura sepse nuk kanë një prezencë fizike atje. Komisioni propozon një zgjidhje afatshkurtër.

Disa opsione janë mbajtja e taksave për pagesat ndaj bizneseve online si dhe një tarifë për të ardhurat nga reklamimi dhe shërbime të tjera ofruar nga këto firma. /PCW

Të këshilluara

Kur tradhëtojnë shenjat e horoskopit

Më poshtë do të shihni disa karakteristika të shenjave të horoskopit dhe kur janë të prirura për të tradhëtuar. Dashi– Tradhton vetëm kur nuk është i dashuru...

10:07

Fobia që ka secila shenjë

Peshorja dhe Binjakët- Pistantrofobia Pistrantrofobia është frika e zakonshme ndaj besimit tek njerëzit, për shkak të eksperiencave të shkuara të marrëdhënieve...

11:03

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI