Flash

Shtohen rastet me kancer të prostatës për meshkujt mbi 50 vjeç. Si ta parandaloni

Lapsi.al 22 September 2017
Shtohen rastet me kancer të prostatës për meshkujt mbi 50

Mos prisni të shfaqen simptomat e para për të parandaluar në kohë kancerin e Prostatës.Tek meshkujt është tumori i tretë për nga numri i vdekjeve në vendin tonë dhe në Europë incidenca e tij është rritur ndjeshëm dekadën e fundit. Pikërisht për të rritur ndërgjegjësimin e meshkujvë mbi 50 vjeç, nuk duhen neglizhuar disa masa.

Dr.Shk. Gjergji Semini, Kirurg Urolog në Spitalin Amerikan, (foto lart) tregon se kryerja e analizave rutinë është e domosdoshme, madje dhe kur ata nuk kanë shqetësime.

Në stadet fillestare, simptomat kryesisht urinare janë: Urinime të shpeshta, sidomos natën. Fluks të dobët të urinës. Fluks të urinës me ndërprerje (vështirësi për të filluar urinimin apo urinim me ndërprerje). Dhimbje apo djegje gjatë urinimit. Urinim me gjak apo në lëngun spermatik. Ereksion i vështirë. Gati të gjithë tipat e kancereve të prostatës janë adenokercinoma. Në stade të avancuara mund të ketë shenja shtesë në pjesë të ndryshme të trupit. Shenja me e shpeshtë është dhimbja e kockave, shpesh herë e lokalizuar në shtyllën kurrizore, në pelvis apo ne brinjë, që shkaktohen nga metastazat në këto vende.

Kanceri i prostatës vret! Ndaj mos neglizhoni!

Të këshilluara

Kur tradhëtojnë shenjat e horoskopit

Më poshtë do të shihni disa karakteristika të shenjave të horoskopit dhe kur janë të prirura për të tradhëtuar. Dashi– Tradhton vetëm kur nuk është i dashuru...

10:07

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI