Flash

6 gënjeshtrat e famshme që gratë e martuara u thonë burrave

Lapsi.al 6 September 2017
6 gënjeshtrat e famshme që gratë e martuara u thonë burrave

Kush tha që gënjeshtrat janë të dëmshme? Ndonjëherë që një lidhje të funksionojë më së miri, herë pas here duhen thënë disa gënjeshtra të bardha. Të paktën në këtë konkluzion kanë dalë disa gra të martuara, të cilat rekomandojnë këto 6 gënjeshtra si të duhurat në një marrëdhënie të shëndetshme.

1 – Seksi ishte i mrekullueshëm – Edhe nëse nuk është duhet ta thoni sa më shpesh këtë fjali. Kjo bën që ta mbani bashkëshortin të kënaqur edhe nga egoja por edhe të tregoni se marrëdhënia vazhdon ende të jetë si më parë.

2 – Trupi yt është në formën e duhur – Edhe kur bashkëshorti juaj ka filluar të vërë bark, nuk është nevoja të bëheni e keqja e historisë. Pa diskutim që morali i tyre në këto momente nuk është edhe aq lart, ndaj te ju duhet të gjejnë mbështetje edhe pas shumë kohësh.

3 – Për mua je akoma shumë seksi – Pasioni shuhet me kalimin e kohës kjo është e vërtetë, por është edhe përgjegjësia e femrave. Bëhuni lloji i femrës që e stimulon pasionin. Bashkëshorti juaj ka nevojë të dëgjoj fjalë të tilla.

4 – Më pëlqeu dhurata që më dhe – Asnjëherë mos shprehni pakënaqësi për gjërat që ju dhuron bashkëshorti. Jepini vlerësimin e duhur, (të paktën për përpjekjen) pasi në të kundërt do shkaktoni një debat të kotë, dhe vetëm sa do e bëni të mërzitet me ju.

5 – Nuk e kam problem që po del me shokët – Sigurisht që e keni problem, por kjo nuk do të thotë që shtëpia juaj e re, të kthehet në një burg për bashkëshortin. Bëjeni martesën të lirë, dhe tregojini që pavarësisht të gjithave asgjë nuk ka ndryshuar.

6 – Jo nuk kam blerë gjë, i kam pasur këto rroba – Nuk është nevoja që bashkëshorti juaj të dijë çdo blerje që bëni. Financat janë motiv i madh për debat. Mos e nisni një të tillë.

Të këshilluara

3 arsye që të kthehesh me ish-in

Për të ndjekur gjurmët e ribashkimeve si në përralla (e kemi fjalën për William dhe Kate) dhe për të shmangur çdo gjë që ju kujton Kourtney dhe Scott, Lundquist...

15:53

5 zakone të femrave që meshkujt i urrejnë

Ka disa zakone të femrave para të cilave meshkujt dorëzohen. Jeni kuriozë të dini se cilat janë ato? Hidhini një sy... 1. Kur ju vendosni flokët tuaja në gjo...

19:59

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI