Flash

Sëmundjet që mund të identifikoni në kohë

Lapsi.al 2 August 2017
Sëmundjet që mund të identifikoni në kohë

Identifikimi i sëmundjeve të rënda, përfshi tumoret nuk mund të quhet kurrsesi i plotë pa ekzaminimet imazherike. Asnjë diagnozë e vështirë nuk është e përfunduar nëse mungon skaneri apo rezonanca manjetike. Janë dy ekzaminime të cilat kërkojnë saktësi në lexim.

Spitali Amerikan prej vitesh ofron për pacientët e tij teknologjinë më të avancuar të aparaturave, por edhe mjekët më të mirë imazheristë të cilët luajnë rol të rëndësishëm në përcaktimin e diagnozës finale. Skaneri mbetet një nga ekzaminimet më të rëndësishme e më të shtrenjta, por edhe për këtë tashmë kemi lajme të mira. Gjatë muajit gusht Spitali Amerikan do të ofrojë CT Skaner 8000 Lekë në çdo degë të Spitalit.

Ky diagnostikim është një nga metodat më të mira për studimin dhe kapjen në kohë të sëmundjeve të kokës, kraharorit dhe të barkut sepse imazhet e përftuara janë të detajuara duke diferencuar mirë të gjitha strukturat indore. Kjo metodë përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme malinje të mushkërive, mëlçisë dhe pankreasit, sepse jo vetëm konfirmon prezencën e tumorit dhe dimensionet e sakta të tij por edhe lokalizimin dhe shtrirjen e tij brenda apo jashtë organit te prekur.

Gjithashtu skaneri përdoret për ekzaminim me vlerë në diagnozën dhe trajtimin e sëmundjeve të kolonës vertebrale dhe traumave të anësive të sipërme dhe të poshtme deri tek kockat më të imta, të indeve të buta përreth si muskujt dhe sistemit të qarkullimit. Është një ekzaminim që luan një rol të madh në diagnostikimin e sëmundjeve vaskulare të cilat mund të shkaktojnë iskemi cerebrale, insuficiencë renale etj. Skaneri i Spitalit Amerikan është ndër skanerat më modernë të teknologjisë bashkëkohore, me 64 detektorë, dhe mund të përftojë imazhe të holla deri në 0.5 mm me një shpejtësi 37 milisekonda. Shpejtësia ka vlerë për të gjithë pacientët por veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe ata në gjendje të rëndë. 

Të këshilluara

Komplekset e femrave në shtrat

Disa nga komplekset dhe shqetësimet kryesore të femrave në shtrat janë: Unë nuk kam trup të bukur: Frika se partneri nuk të pëlqen ty fizikisht dhe se t...

12:43

FOTO/ E keni provuar stilin “merimanga”?

Stili në të cilin trupat janë të gërshetuar si një rrjetë seksi e merimangës ju mundëson kontaktin me sy. Kjo njihet si një afrodiziak. Uluni të dy në krevat...

18:50

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI