Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Këto janë ushqimet që dëmtojnë kujtesën dhe inteligjencën

Lapsi.al 1 August 2017
Këto janë ushqimet që dëmtojnë kujtesën dhe

Sipas disa ekspertëve, mungesa e vitaminës b mund të dëmtojë kujtesën. Lexoni se cilat ushqime janë të njohura për dëmtimin e kujtesës dhe inteligjencës dhe për këtë arsye, ju duhet t’i shmangni, që të mos keni probleme.

Produktet e sheqerit

Sheqeri dhe nënproduktet e tij janë jo të mira, jo vetëm për belin, por edhe për trurin. Konsumimi i gjatë i sheqerit mund të krijojë probleme neurologjike dhe mund të vështirësojë kujtesën. Sheqeri mund të ndikojë negativisht edhe në aftësinë për të mësuar, ndaj tek parashkollorët ndalohet konsumimi i produkteve me nivel të lartë fruktoze.

Alkooli

Jo vetëm që dëmton mëlçinë për një afat të gjatë kohor, por alkooli shkakton edhe “mjegullimin e trurit”. Në këtë gjendje, përdoruesi i alkoolit kalon në një konfuzion mendor, mpihet aftësia për të menduar me qartësi dhe për të kujtuar. Nëse keni probleme me mbajtjen mend të emrave të përditshëm dhe me kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme, atëherë kjo mund të jetë pasojë e sasisë së madhe të alkoolit që keni përdorur. Për fat të mirë, shenjat mund të largohen me heqjen dorë nga alkooli.

Produktet pa vlera ushqyese

Në një studim të fundit nga Universiteti i Montrealit, u zbulua se produktet pa vlerë ushqimore, përgjithësisht ato që konsumohen në fast-food, ato me shumë yndyra, kalori dhe kripë, ndërhyjnë në tru, duke shkaktuar depresion dhe ankth. Këto lloj ushqimesh, të pasura me yndyra, dëmtojnë aftësinë për të mësuar, për të qenë vigjilent, motivimin dhe kujtesën. Produktet pa vlera ushqyese ndikojnë në nivelin e dopaminës së krijuar nga trupi, një kimikat shumë i rëndësishëm që rrit lumturinë dhe mirëqenien.

Ushqimet e skuqura

Pothuajse të gjitha ushqimet e përpunuara përmbajnë kimikate, konservues, substanca varësie, ngjyrë dhe shije artificiale. Këto elementë mund të ndikojnë në mënyrën e sjelljes dhe në aftësinë për të mësuar, duke e çuar trupin e fëmijëve dhe të të rriturve drejt hiperaktivitetit. Ushqimet e skuqura ose të përpunuara shkatërrojnë ngadalë qelizat nervore që gjenden në tru. Kjo lidhet edhe me vajin që përdoret për skuqje, mes të cilëve ai i lulediellit konsiderohet si më toksiku.

Ushqimet shumë të kripura

Këto lloj ushqimesh ndikojnë në presionin e gjakut dhe janë shumë të dëmshme për zemrën. Megjithatë, sipas studiuesve, ushqimet me sasi të madhe kripe, mund të ndikojnë në funksionin konjitiv dhe përmirësojnë aftësinë për të menduar. Pavarësisht kësaj, ushqimet shumë të kripura janë të dëmshme për inteligjencën dhe shëndetin. Konsumi i shumtë i ushqimeve të kripura krijon varësi ashtu si drogat.

Drithërat

Duke përjashtuar drithërat 100 për qind të vërteta, të gjitha llojet e tjera ndikojnë në funksionimin e trurit dhe të shëndetit. Drithërat e pastra janë shumë të pasura nga ana ushqimore dhe përmbajnë fibra, të cilat njihen për parandalimin e plakjes së arterieve. Nëse konsumoni rregullisht drithëra pa cilësi të vërtetë ushqimore, rrezikoni të plakeni më shpejtdhe të humbni kujtesën.

Proteinat e përpunuara

Proteinat janë blloqet ndërtuese të muskujve, ndaj janë shumë të rëndësishme për funksionimin siç duhet të trupit. Mishi është burimi më i pasur me proteina të cilësisë së lartë, por shmangni përdorimin e proteinave të përpunuara, si: sallami, salsiçet dhe të tjera. Këto në vend që të ndihmojnë në sistemin nervor, bëjnë të kundërtën.

Yndyrat e pangopura

Këto lloj acidesh yndyrore shkaktojnë një varg problemesh, që nga ato të lidhura me zemrën deri tek kolesteroli dhe obeziteti. Ato janë të këqija edhe për trurin, pasi e ngadalësojnë atë, ulin reflekset dhe cilësinë e përgjegjësisë së trurit. Nëse përdoren për shumë kohë, yndyrat mund t’i shkaktojnë trurit dhe arterieve tkurrje, ashtu siç bën sëmundja e Alzhimier-it.

Nikotina

Pavarësisht se nikotina nuk është në të vërtetë një produkt ushqimor, ajo kufizon rrjedhjen e gjakut, atë të glukozës dhe të oksigjenit në këtë organ kaq jetësor. Nikotina, jo vetëm që shkakton plakjen e parakohshme, frymën e keqe dhe e rrezikon mushkërinë nga kanceri, por ndikon edhe në ngushtimin e kapilarëve dhe të enëve të gjakut, që luajnë një funksion shumë të rëndësishëm për trurin.

Të këshilluara

FOTO/ E keni provuar stilin “merimanga”?

Stili në të cilin trupat janë të gërshetuar si një rrjetë seksi e merimangës ju mundëson kontaktin me sy. Kjo njihet si një afrodiziak. Uluni të dy në krevat...

18:50

10 fakte interesante për Channel

Suksesi i Chanel, sigurisht i dedikohet kryesisht themelueses, Coco Chanel, por mendja e saj krijuese ishte vetëm një pjesë e historisë. Në vijim do të gjeni 10...

09:12

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI