Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Pse burrat pëlqejnë femrat me të pasme të mëdha, shken ca zbulon arsyen

Lapsi.al 30 July 2017
Pse burrat pëlqejnë femrat me të pasme të mëdha, shken

Që nga fotoja e Kim Kardashian që theu internetin te këngët hit si “All About That Bass”, të pasmet e grave po kalojnë një moment të lavdishëm nën drita.

Interesi për format e femrave nuk është gjë e re, sigurisht. Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar që shijet e burrave kanë evoluar drejt femrave me bel të hollë dhe vithe të gjera, shenjë rinie dhe fertiliteti.

Tani, një studim i shton një nuancë të re teorisë së evolucionit që qëndron pas interesit të meshkujve për ijë të kërcyera, ose më saktësisht, për shtyllat kurrizore të harkuara, që i krijojnë ato.

“Gratë duhet të përballojnë problemin e zhvendosjes përpara të qendrës së trupit gjatë shtatzënisë”, thotë një nga autorët e studimit Eric Russell, i diplomuar për psikologji në Universitetin e Texas-it në Arlington, për Huffington Post.

“Gratë që e kanë më të harkuar shtyllën kurrizore në pjesën e barkut…mund ta rishpërndajnë qendrën e rëndesës së masës trupore për të zvogëluar zhvendosjen që ndodh nga shtatzënia. Prandaj, ne hipotetizojmë që burrat kanë një përshtatje psikologjike që i pëlqejnë këto femra si partnere për t’u çiftuar.”

Thënë shkurt, preferencat e meshkujve kanë evoluar për këtë formë anatomike specifike sepse ajo i bën gratë të afta të përballojnë disa shtatzëni pa dëmtime dhe të jenë në formë gjatë shtatzënisë.

Për studimin në fjalë, më shumë sesa 300 burra vlerësuan koeficientin tërheqës te siluetat femërore që kishin një harkim të shtyllës kurrizore nga 26 në 61 gradë. Burrave iu duket një hark i moderuar, rreth 45.5 gradë, normal.

Ky hark do siguronte avantazhe evolucioni pa shfaqur probleme shëndetësore si dhembje shpine apo rrëshqitje të disqeve të shtyllës kurrizore, sipas studiueseve. Ata zbuluan dhe që çelësi është pikërisht struktura e shtyllës kurrizore, jo thjesht dhjami dhe muskujt e vitheve.

“Burrat mund t’i çojnë sytë te vithet dhe të marrin informacion për shtyllën kurriozore të grave pa qenë të vetëdijshëm për këtë,” shprehet Dr. David Lewis, i universitetit Bilkent në Turqi dhe autori kryesor i studimit, për Daily Mail. Por mund të jetë e vërtetë që burrat të kenë preferenca edhe për harkun e ijëve, dhe përmasat e të pasmeve.

Studimi është publikuar në 7 shkurt në revistën online Evolution and Human Behavior.

Të këshilluara

Profesionet që tradhtojnë më shumë

Hidrauliku, sekretarja, një koleg... Këta kanë qenë personat të cilët të joshnin më së shumti drejt tradhtisë deri disa vite më parë, ndërsa sot, diçka me sa du...

18:33

5 gjërat që prishin marrëdhëniet

Sipas ekspertëve ekzistojnë 5 veprime të cilat mund t’ju shkaktojnë një ndarje të dhimbshme dhe pa kthim mbrapa. Ja cilat janë gjërat që nuk duhet të bëni kurrë...

11:03

Kujdes burrin nga kjo femër!

Mesa duket asgjë nuk është e sigurt në këtë botë, edhe kur bëhet fjalë për bashkëshortin tuaj. Sipas ekspertëve, shumica e meshkujve kanë tendencën për të kryer...

19:28

Seks me drita ndezur, apo fikur?

Nga një studim i bërë së fundi në Amerikë, ka rezultuar se shumica e amerikanëve i duan dritat fikur në dhomën e gjumit. Nga se kanë frikë? Kompania e studim...

19:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI