Flash

Çfarë i ndodh trupit tuaj pasi ta pini kafe

Lapsi.al 1 June 2017
Çfarë i ndodh trupit tuaj pasi ta pini kafe

Për shumë njerëz, kafja është shumë më shumë sesa një pije: është pjesë e pandashme e rutinës së zgjimit nga gjumit, diçka pa të cilën nuk mund të funksionojnë.

Qoftë nëse e pëlqeni shijimin e kafesë në një mëngjes të hershëm apo gjatë drekës me familjarët dhe miqtë, ajo gjithmonë është ide e mirë.

Prandaj, më poshtë ju sjellë disa nga gjërat të cilat i ndodhin trupit tuaj pasi ta keni konsumuar një kafe:

10 minutat e parë

Kafeina futet në qarkullimin tuaj të gjakut, ndërsa shtypja e gjakut dhe rrahjet e zemrës fillojnë të rriten.

20 minutat e parë

Filloni të ndjeheni më të përqendruar, duke e pasur më të lehtë zgjidhjen e problemeve dhe marrjen e vendimeve. Pra, kafeina mund t’ju ndihmojë të ndjeheni më pak të lodhur duke i lidhur receptorët adenozinë të trurit tuaj.

Pas 30 minutave

Trupi juaj fillon të prodhojë më shumë adrenalinë. Kjo shpie në vizion më të mprehtë sepse bebëzat tuaja fillojnë të zmadhohen pak.

Pas 40 minutave

Niveli i serotoninës në trupin tuaj fillon të rritet. Kjo e përmirëson funksionimin e neuroneve të cilat e rrisin forcën e muskujve.

Pas 4 orëve

Kafja mund ta rrisë ritmin me të cilin qelizat tuaja e lirojnë energjinë. Kur kjo të ndodh, trupi juaj fillon t’i copëtojë yndyrat, edhe nëse nuk lëvizni. Kafeina gjithashtu stimulon dhe e rritë prodhimin e acideve të stomakut.

Të këshilluara

Sandalet e duhura për verën (FOTO)

Me takë stiletto, apo ortopedike, prej kashte apo velvet, sandalet pranverore këtë vit duket se do të kënaqin çdo shije, pasi ka diçka për të gjithë ! Rripat e ...

15:09

Si të shtojmë në peshë në pak kohë

Që të shëndosheni duhet të hani shpesh. Kjo duhet të realizohet duke ngrenë çdo 2-3 orë. Çdo vakt dhe mini vakt duhet të përmbaje proteina, brume, dhe yndyre, ...

10:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI