Flash

FOTOLAJM/ “Populli në rrugë, pushteti në jaht”, ironia e protestuesve kundër Ramës

“Populli në rrugë, pushteti në jaht” është një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës së 67-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Përmes kësaj pankarte, qytetarët kanë ironizuar pamjet e publikuara të kryeministrit Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi, ndërsa protestuesit vijojnë tubimet e tyre në Tiranë. Protestuesit kanë përdorur këtë mesazh […]

19:54

Ndryshime në trupin tënd?! Nuk jeni Ju, Është gjendra tiroide e Juaja

Lapsi.al 31 May 2017
Ndryshime në trupin tënd?! Nuk jeni Ju, Është gjendra

 PhD Entela PUCA

Në shkallë globale rreth 200 milion njerëz kanë probleme me gjendrën tiroide dhe në disa shtete mbi 50 % e pjesës tjetër nuk e dinë që kanë probleme me tiroiden. Në USA për shembull sëmundjet e tiroides kanë arritur në shkallë gati epidemike.  Një fakt shqetësues është si numri i rasteve të padiagnostikuar dhe atyre të diagnostikuar gabim. Femrat kanë mundësi 5-8 herë më shumë se meshkujt për patologji të tiroides dhe rreth 10 herë më shpesh pas moshës 60 vjeç.  

Gjendra tiroide është gjëndra më e madhe endokrine me një peshë rreth 15-20 gr tek një individ i rritur ajo lokalizohet në pjesën e përparme të qafës. Hormonet e tiroides rregullojnë metabolizmin e trupit tonë si rrjedhojë rëndësia e kësaj gjëndre pavarësisht të vogël është e jashtëzakonshme. Gjendra tiroide prodhon hormonet e tiroides (T3dheT4) të cilët ndikojnë në çdo qelizë, ind apo organ të trupit.  Nëqoftëse balanca e hormoneve të tiroides mbetet e padiagnostikuar dhe e patrajtuar do të ketë një efekt të dëmshëm në shëndetin dhe mirëqënien e njerëzve.

Dy format më të shpeshta të patologjisë së tirodies janë Hypotiroidizmi (nivel i ulët i hormoneve në gjak) dhe Hipertiroidizmi (nivel i lartë i hormoneve në gjak).

Pacientët me hypotiroidizëm kanë një rënie të metabolizmit: shtojnë në peshë pavarësisht se nuk ushqehen shumë, lëvizin dhe flasin ngadalë, ndihen të lodhur, kanë rënie të flokëve, tharje të lëkurës, kanë mendime depresive, intolerancë ndaj të ftohtit dhe çrregullim të ciklit menstrual.

Nga ana tjetër pacientët me hipertiroidizëm kanë një metabolizëm hiperaktiv: rënie në peshë pavarësisht një oreksi të ruajtur, takikardi, pagjumësi, djersitje të shtuar dhe intolerancë ndaj të nxehtit dhe një dridhje të duarve.

Pse sëmundjet e tiroides mbeten shpesh të padiagnostikuara ose të keqdiagnostkuara? Për faj të simptomave. Bazuar në një studim internacional tregoi që shumica e femrave akuzojnë veten dhe stilin e jetesës jo të rregullt si shkak për ankesat e mësipërme.

Pikërisht për këtë arsye këtë vit tema për sensibilizimin për sëmundjet e tirodes është;

“Nuk jeni Ju, Është gjendra tiroide e Juaja”

Ne shpresojmë që këto artikuj sensibilizimi mbi patologjitë e tiroides të inkurajojnë njerzit që të flasin me mjekun specialist sesa ti mendojnë këto simptoma si pjesë normale të jetës së tyre të përditshme.       

Spitali Amerikan gjithashtu mundëson për të gjithë pacientët Paketën e Endokrinologjisë 5.500 Lekë të reja. Kontrolloni gjëndrën tiroide dhe Diabetin me mjekët më të mirë në vend. Kabineti i Endokrinologjisë ndihmon pacientët për të jetuar të shëndetshëm dhe aktiv, pavarësisht problemeve që ata kanë me diabetin, obezitetin, sëmundjet e tiroides apo patologji të tjera endokrine.  

Mbani mend: Ju jeni unik dhe numrin e simptomave që keni dhe përvoja e Juaj me to do të jenë unike vetëm për Ju.

Të këshilluara

Si të shtojmë në peshë në pak kohë

Që të shëndosheni duhet të hani shpesh. Kjo duhet të realizohet duke ngrenë çdo 2-3 orë. Çdo vakt dhe mini vakt duhet të përmbaje proteina, brume, dhe yndyre, ...

10:34

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI