Flash

Në nisje e muajit të Ramazanit, publikohet spoti arab kundër terrorizmit (Video)

Lapsi.al 29 May 2017
Në nisje e muajit të Ramazanit, publikohet spoti arab kundër

Itali – “Do t’i them Perëndisë që ju keni mbushur varrezat me fëmijë dhe keni boshatisur bankat e shkollës”. Këto janë fjalët e një fëmijë të cilat i ka shkruar në fletoren e tij dhe i drejtohen një kamikazi.

Kështu fillon spoti publicitar i një kompanie telefonike arabe, e realizuar me rastin e nisjes së “Muajit të Ramazanit”. Klipi disa minuta është një manifest i vërtetë kundër terrorizmit, dhunës dhe kundër sulmeve vetëvrasëse shkruan Tg.com.

Nëpërmjet një kënge, viktimat, familjet e viktimave dhe të plagosurit nga sulmet terroriste i drejtohen një kamikazi, i cili është gati për të shpërthyer dhe përpiqen që ta bindin të heqë dorë sepse Zoti nuk do ashtu.

“Allahu është krijuesi i jetës, duhet të jemi të butë kundrejt fesë jo të ashpër. Me armikun duhet të përballesh në paqe dhe jo në luftë. Këto janë vetëm disa fjalë nga videoja prekëse, e cila brenda pak orësh bëri xhiron e botës dhe mori mbi 2 milionë klikime.

“Bombardojmë” dhunën me mëshirë, “bombardojmë” urrejtjen me dashuri, “bombardojmë” aktet e tyre të dhunshme me dashuri, “bombardojmë” ekstremizmin për të jetë më të mirë. Neutralizojmë sulmet e tyre urryese me këngë dashurie, nga sot deri në pafundësi. Dhe në fund të spotit kamikazi vendos të mos shpërthej.
 

Të këshilluara

Syzet e diellit për verën 2017 (FOTO)

Kryesisht në verë kur rrezet e diellit janë  tepër të dëmshme për syrin është e rëndësishme që syzet të jenë të një marke serioze në mënyrë që të mbro...

12:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI