Flash

Në nder të viktimave ky tatuazh po pushton të gjithë Manchesterin (Foto)

Lapsi.al 29 May 2017
Në nder të viktimave ky tatuazh po pushton të gjithë

Pas tragjedisë së Manchester-it nëpër rrugët e qytetit kudo sheh njerëz të cilët vendosin buqeta me lule dhe dedikime pranë vendit ku ata humbën jetën.

Disa i kujtojnë me lule, disa të tjerë me mesazhe ngushëlluese dhe së fundmi, një pjesë e mirë me anë të një simboli.

Një bletë, është tatuazhi simbolizues që shumë qytetarë zgjodhën ta kenë përjetë në trupin e tyre në nder të viktimave.

Bleta, gjithmonë ka simbolizuar Manchesterin si një qytet shumë aktiv në botën industriale.

E ndërsa tani, ajo simbolizon të gjithë ata që humbën jetën, fuqinë dhe bashkimin e gjithë vendit.

Sipas CNN e gjithë kjo filloi nga artisti i tatuazheve Sam Barber i cili mendoi t’i ftonte të gjithë në shenjë solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre.

Ata që vendosën t’i bashkohen kësaj, paguan rreth 50 paund të cilat do të shkojnë në llogari të të lënduarëve.

Ai u shpreh se bleta simbolizonte fuqinë që qyteti gjithmonë ka patur për të qendruar të bashkuar në çdo situatë.

E gjithë kjo, është përhapur me shpejtësi marramendëse përmes rrjeteve sociale dhe të gjithë nuk vonuan të tregonin tatuazhet e tyre në Britani, Kanada, Amerikë dhe jo vetëm.

Deri pak orë më parë janë mbledhur rreth 30.000 paund dhe organizatorët shprehen se janë krejtësisht të habitur nga reagimi i njerëzve rreth kësaj ideje.

Të këshilluara

Syzet e diellit për verën 2017 (FOTO)

Kryesisht në verë kur rrezet e diellit janë  tepër të dëmshme për syrin është e rëndësishme që syzet të jenë të një marke serioze në mënyrë që të mbro...

12:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI