Flash

Tigri sulmon kujdestaren e koopshtit zoologjik (Video)

Lapsi.al 30 May 2017
Tigri sulmon kujdestaren e koopshtit zoologjik (Video)

Kujdestarja e kopshtit zoologjik “Hamerton” ka humbur jetën papritur pasi një prej tigrave për të cilin ajo kujdesej ka dalë jashtë kontrollit dhe e ka sulmuar atë.

Gruaja e quajtur Rosa King, e cila humbi jetën ditën e hënë, njihej nga të gjithë si punonjësja më pasionante e parkut, e cila e donte me të vërtetë punën që bënte.

Miqtë që punonin me të tregojnë se dashuria e saj më e madhe ishin kafshët, madje dhe kur e dinte rrezikun që i kanosej nuk rreshte së kujdesuri për ta.

Ata e përshkruanin atë dhe pasionin e saj si themeli i gjithë kopshtit zoologjik. Edhe pse ambulanca ka mbërritur 20 minuta pas incidentit fatal, ajo nuk ia ka dalë t'u mbijetojë plagëve që i shkaktoi sulmi i tigrit për të cilin kujdesej çdo ditë.

Sipas Telegraph, skena ka qenë kaq e frikshme, aqsa të gjithë vizitorët janë evakuar menjëherë për të shmangur çdo rrezik të mundhsëm. Një nga vizitorët tregon se kishte parë një nga kujdestaret të vraponte për të mbyllur tigrin që sapo kishte vrarë kolegen e saj. Të frikësuar nga britmat, njerëzit kanë lënë menjëherë parkun, i cili aktualisht është nën mbikqyrjen e autoriteteve përkatëse.

Të këshilluara

Syzet e diellit për verën 2017 (FOTO)

Kryesisht në verë kur rrezet e diellit janë  tepër të dëmshme për syrin është e rëndësishme që syzet të jenë të një marke serioze në mënyrë që të mbro...

12:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI