Flash

Krijohet 'superilaçi' 1000 herë më i fuqishëm se antibiotiku

Lapsi.al 30 May 2017
Krijohet 'superilaçi' 1000 herë më i fuqishëm se

Shkencëtarët amerikanë kanë përmirësuar një antibiotik të rëndësishëm, me shpresën se krijimi i një superilaçi do t’i japë fund kërcënimit të patogjenëve rezistentë ndaj mjekimit.

Versioni i ri i “vankomicinës” është konceptuar të jetë tejet i fortë. Sipas revistës shkencore “PNAS”, ai do të jetë 1.000 herë më i fuqishëm sesa antibiotiku i vjetër.

Betejën ndaj baktereve, ky mjekim i ri e zhvillon në 3 mënyra të ndryshme, duke i ulur shumë gjasat e një qëndrueshmërie ndaj veprimit të tij.

Megjithatë, entuziazmi që ai ngjall duhet frenuar pak, duke qenë se superantibiotiku nuk është testuar ende te kafshët, e më pas njerëzit.

Ekipi i Institutit Kërkimor “Scripps” shpreson që medikamenti të jetë gati për përdorim brenda 5 vitesh, pasi t’i ketë kaluar të gjitha testet e nevojshme.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se bota ka hyrë në atë që e konsiderojnë si “epoka postantibiotokëve”, ku disa infeksione mund të kthehen në të pakurueshme, shkruan Top Channel. Një prej patogjenëve, që i shqetëson më shumë mjekët, është “enterococci” apo “VRE”, i cili është pikërisht rezistent ndaj “vankomicinës”. Ky bakter mund të gjendet nëpër spitale e shkakton infeksione gjaku, të cilat përbëjnë - sipas OBSH-së, - rrezik të madh për shëndetin e njeriut.

Disa antibiotikë funksionojnë ende kundër “VRE”-së, por “vankomicina” 60-vjeçare është krejtësisht e pafuqishme ndaj tij.

Të këshilluara

Si të shtojmë në peshë në pak kohë

Që të shëndosheni duhet të hani shpesh. Kjo duhet të realizohet duke ngrenë çdo 2-3 orë. Çdo vakt dhe mini vakt duhet të përmbaje proteina, brume, dhe yndyre, ...

10:34

Syzet e diellit për verën 2017 (FOTO)

Kryesisht në verë kur rrezet e diellit janë  tepër të dëmshme për syrin është e rëndësishme që syzet të jenë të një marke serioze në mënyrë që të mbro...

12:43

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI