Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Sot në mbrëmje shihni në qiell shiun e meteorëve

Lapsi.al 13 December 2014
Sot në mbrëmje shihni në qiell shiun e meteorëve

Netë më të gjata por më të ndritshme. Po vijnë Geminidët, meteorët e dhjetorit që pritet të sjellin atë që quhet shiu i yjeve më i madh i 2014-ës. Rreth 100 yje që bien do të jenë të dukshme për çdo orë të natës mes së shtunës dhe të dielës. Nuk do të duhen as dylbi dhe as teleskopë, spektakli mund të shijohet me sy të lirë, duke e drejtuar shikimin nga lindja, në kostalacionin e Binjakëve. 

Emri Geminidët vjen pikërisht nga kostalacioni i Binjakëve (Gemelli), që do të burojnë në lindje mbrëmjen e 13 dhjetorit, Geminidët janë meteorë të pazakontë, pasi nuk formohen nga pluhurat e një komete, por nga asteroidi Phaeton 3200, që i shkon shumë afër Diellit.

Mund të zgjidhni një vend larg dritave të qytetit, për të vëzhguar më mirë yjet që bien dhe spektaklin e mrekullueshëm dhe pse jo, supersticiozët mund të shprehin dëshirat e tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI