Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

4 këshilla për “lojën” në shtrat

Lapsi.al 11 December 2014
4 këshilla për “lojën” në shtrat

Partnerja juaj tërhiqet papritmas edhe pse ishit duke u argëtuar shumë. A mund të jeni ju arsyeja? Ja disa këshilla që të kënaqeni që të dy ju dhe partnerja juaj në lojën e shtratit.

Putheni atë

Nëse doni mund të mos besoni, por shumica e meshkujve nuk e puthin partneren gjatë seksit. Një nga arsyet mund të jetë edhe pozicioni gjatë seksit. Ndoshta është një pozicion që ju nuk mund ta arrini ta puthni partneren tuaj. Por, pa marrë parasysh pozicionin në të cilin jeni, mos harroni të puthni partneren. Sidomos nëse jeni në lidhje.

Mos e kafshoni nëse nuk është gati

Shumë femra preferojnë që partneri i tyre të jetë më agresiv në shtrat. Por, nëse femra me të cilën po bëni seks akoma nuk ka hyrë në ritmin e seksit, mos e prekni me agresivitet dhe mos e kafshoni në asnjë pjesë të trupit. Para se ta kafshoni atë në gji, në supe apo në pjesë të tjera të trupit, sigurohuni që ajo të jetë e gatshme për këtë.

Kujdesuni për gjithë trupin

Është mirë që, nëse duke bërë dashuri, ju fokusoheni në gjoksin e saj dhe organin gjenital kujdes duhet edhe për pjesët tjera të trupit pasi do t’i pëlqente shumë. Puthjani kofshët, putheni në shpinë, dhe një kohë merruni me trupin e saj. Kjo do ta eksitojë atë më shumë, dhe që të dy do të ndjeni më shumë kënaqësi.

Mos heshtni

Nga zërat që i lëshon partnerja juaj, ju mund të kuptoni se sa kënaqësi ndjen ajo me gjërat që i bëni. Kjo vlen edhe për të. Edhe ajo dëshiron të dijë nëse ju po ndjeni kënaqësi ose jo. Për këtë arsye, kur të dëgjojë ajo fjalë si “kjo është e mrekullueshme” apo “vazhdo kështu”, do të ndjehet më komforte dhe do të sigurohet që ju po kënaqeni. /Puhia.com/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI