Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Instagram kalon Twitter me 300 milion përdorues aktivë

Lapsi.al 10 December 2014
Instagram kalon Twitter me 300 milion përdorues aktivë

Instagram ka tashmë mundësinë të ndryshojë botën. “Newsbeat” raportoi të mërkurën në mbrëmje së ky aplikacion kaloi rrjetin social Twitter me tashmë 300 milion përdorues. Drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Kevin Systrom e përshkroi këtë shifër si “eksituese” ndërsa ka shtuar se kompania vazhdon të rritet. Twitter rregjistron 284 milion përdorues që përdorin këtë rrejt çdo muaj. Në krye sigurisht është Facebook i cili ka grumbulluar jo pak, por 1.35 bilion përdorues aktivë në muaj dhe që në vitin 2012 bleu Instagram. Drejtori Systrom tha se: "Instagram shihet tashmë si “pulsi i botës” dhe jo vetëm si një moundësi për të publikuar një foto të një fëmije të bukur apo një qenushi të lezetshëm. Edhe Instagram ka prezantuar së fundmi llogaritë e ka prezantuar së fundmi llogaritë e certifikuara që për llogari të njëjta garanton atë që është e vërteta me një “ticket” blu e përdorur tashmë nga Facebook and Twitter. Edhe Instagram ka nisur tashmë fushatën për të fshirë profilet “spam”. Kompania i ka paralajmëruar përdoruesit se mund të kenë papritur më pak “ndjekës” për shkak të heqjes së këtyre llogarive. Kevin Systrom thotë se edhe me Instagram, së shpejti do të mësoni se çfarë ndodh në botë. “Këto janë gjërat që do të fokusohemi në vitin e ardhshëm – thotë Systrom. Sipas BBC, që kur bashkëthemeluesit Kevin Systrom dhe Mike Krieger e hodhën Instagram në qarkullim në vitin 2010 kompania ka ardhur në rritje. Në shkurt 2013, kompania njoftoi 100 milion përdoruesit e parë aktivë. "Kur ke arritur 300 milion përdorues nuk është e lehtë të menaxhosh gjithë ata persona ndaj duhet më shumë punë” – thanë themeluesit. Në qershor 2014, Instagram, rishikoi rregullat ndaj çudove duke përjashtuar femrat topless. “Ne mësuam nga Facebook dhe tani jemi më të kujdesshëm – tha Nystrom. /përgatit lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI