Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

“Horoskopi i seksit” shenjat që ju përshtaten

Lapsi.al 8 December 2014
“Horoskopi i seksit” shenjat që ju përshtaten

Për shenjat e Zjarrit seksi është lojë, Tokësorët vështirë relaksohen pa emocione, ndërsa Ujorëve asgjë nuk u është e pazakonshme, janë fantastikë dhe me plot epsh.

Dashi, Luani, Shigjetari

Këto shenja nuk i duan situatat e mërzitshme, nuk i duan gënjeshtrat dhe paqartësitë. Lidhuni me ta dhe do të përjetoni çaste kënaqësie që do t’i mbani gjatë në mend. Seksi në çdo vend të pazakonshëm do t’i lirojë epshet e tyre.

Këshillë: Mos i ngarkoni me gjëra të parëndësishme dhe mos ngufatni individualitetin e tyre, sepse zjarri nuk bën të pengohet. Liria për ta është sinonim i seksualitetit.

Demi, Virgjëresha, Bricjapi

Shenjat Tokësore vështirë lirohen dhe nuk hyjnë në lidhje seksuale lehtë. E para, patjetër duhet të lidhen me dikë, aq më parë Bricjapi, në mënyrë që të shkohet edhe në shtrat. Virgjëresha insiston në përputhmëni intelektuale, për ta dukja e partnerit është më pak e rëndësishme.

Këshillë: Përmirësojani humorin me disa gjeste të bukura. Natyra, malet dhe ushqimi i shijshëm janë afrodiziakët e tyre.

Binjakët, Peshorja, Ujori

Sfidojeni mendjen e tyre, realizoni ndonjë fantazi të tyre. Mos iu bëni i mërzitshëm, më pak fjalë – më shumë vepra. Shenjave Ajrore lehtë është t’ua zgjoni interesimin, mirëpo vështirë i mbani afër vetes.

Këshillë: Ndiqni dëshirat e tyre dhe përpiquni që të mos bëheni xheloz, sepse xhelozia i pengon. Ata mund të realizojnë çdo fantazi seksuale, për ta nuk ka pengesa kur është fjala për seksin.

Gaforrja, Akrepi, Peshqit

Shenjat Ujore janë me plot fantazi, sensualitet dhe epsh. E duan seksin dhe asgjë nuk u është e pazakonshme dhe e ndaluar. Nëse u pëlqeni si person, nuk do t’i kushtojnë shumë kujdes dukjes suaj.

Këshillë: Muzika, çokollata e ngrohtë, filmi i mirë, vera cilësore, afrodiziakët janë ato që nuk mund t’u rezistojnë./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI