Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Zbulimi/Kështu vdisnin gladiatorët e vërtetë

Lapsi.al 6 December 2014
Zbulimi/Kështu vdisnin gladiatorët e vërtetë

Kocka. Shumë. Është ajo që mbetet nga burra, gra dhe fëmijë. Shtoni edhe disa unaza hekurri të rënda. Në atë kohë ishin të shkëlqyeshme por koha ka bërë të vetën. Janë të lidhur në qafë. Në këtë mënyrë lidheshin skllevrit në mënyrë që të mos kishin mundësi të arratiseshin. Këto dalin sot në dritë nga periferia e një amfiteatri në Saintes në jug të Francës. Sa më shumë që arkeologët po gërmojnë, aq më shumë trupa dalin.

"Daily Mail" i ka kushtuar një artikull të gjatë duke publikuar edhe mjaft foto. Po kush janë këta persona të groposur këtu mes shekullit I dhe II Pas Krishtit. E vështirë ta thuash. Në varre ka pak ose aspak gjëra. Ndonjë vazo. Ndonjë monedhë pa vlerë. Dy prej tyre ishin mbështjellë bashkë më një fëmijë. Monedhat e gjetura kanë të bëjnë me ritin antik që dy monedha u vendoseshin tek sytë të vdekurve për të kaluar lumin e ferrit. Grekët ua vendosnin poshtë gjuhës, romakët në fytyrë.

Nga këto zbulime del në dritë edhe një tjetër realitet i vështirë i atyre kohëve dhe që lidhet me gladiatorët. Ata ishin pjesë e spektaklit. Atij elegant. Rrallë ndodhte që pasditeve të kishte edhe përplasje të forta edhe me të vdekur. Kjo edhe sepse një gladiator i stervitur kushtonte një “thes me para”.   Për të kënaqur popullin me përleshje të përgjakshme kishte edhe disa truke. Paraditeve viheshin në përballje të varfrit që nuk kishin paguar taksat ndërsa në mbrëmje kriminelet ose ndonjë të dënuar me vdekje që i jepej mundësia të shpëtonte duke fituar dyluftimin. Si rregull kjo ndodhte diku në mesditë. Një realitet që del nga këto rrënoja./lapsi.al/

Të këshilluara

5 gabimet që bëjnë meshkujt në seks

Meshkujt kane gabimet me te medha kur vjen fjala per seksin. Dhe keto me poshte jane vetem pese prej tyre. 1. Te mos qenit “gentleman”. Kjo ë...

18:51

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI