Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Mercedes, makina që “çmend” gratë

Lapsi.al 7 December 2014
Mercedes, makina që “çmend” gratë

Titulli për “veturën e vitit për gra” për vitin 2014 (Women’s World Car of the Year), kësaj radhe i ka takuar Mercedesit me modelin S-Class. Përpos që ka arritur të zë vendin e parë në kategorinë e limuzinave luksoze, top modeli i Mercedes është shpallur fitues edhe në kategorinë e veturës më të shitur, derisa juria për këtë çmim ishte përbërë ekskluzivisht nga gratë.

Përveç veturës luksoze të vitit, në këtë ngjarje janë përzgjedhur edhe modelet më të mira në gjashtë kategori tjera. Për veturën më të mirë familjare është shpallur Audi A3 Sedan, derisa titulli i veturës më të mirë sportive sipas opinionit të grave i ka takuar edhe një modeli tjetër të Audi, bëhet fjalë për modelin e shumëpërfolur S3. Juria e përbërë prej grave mendon se Honda Jazz/Fit është vetura më ekonomike e vitit, derisa vetura e “gjelbër” e vitit i takoi Tesla Model S.

Në kategorinë e veturave SUV, i preferuari i grave është Range Rover Sport, kurse fitues në kategorinë e “veturës së vitit” është Jaguar F-Type Coupe. Në fund fituesit e të gjitha kategorive janë futur në një rreth të ngushtë për çmimin kryesor, ku natyrisht se fitimtar doli Mercedes S-Class. Në votimin për veturën e vitit kanë marrë pjesë gazetare nga 15 vende të ndryshme të botës.

Sipas jurisë vetura është vlerësuar më së shumti për shkak të sigurisë, cilësisë së lartë të materialeve të futura në veturë, estetikës, hapësirës së mjaftueshme për bagazh, si dhe për disa detaje tjera. Ato mendojnë se me këtë veturë mund të shëtisin nëpër qytet fëmijët e tyre, duke joshur të tjerët me ngjyrën dizajnin dhe luksin që ofron kjo veturë./GazetaBlic/

Të këshilluara

5 gabimet që bëjnë meshkujt në seks

Meshkujt kane gabimet me te medha kur vjen fjala per seksin. Dhe keto me poshte jane vetem pese prej tyre. 1. Te mos qenit “gentleman”. Kjo ë...

18:51

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI