Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Rëfimi/Si i hodha 20 milionë USD, për të ndërtuar Rognerin në Shqipëri

Lapsi.al 7 December 2014
Rëfimi/Si i hodha 20 milionë USD, për të ndërtuar

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk është vetëm rruga më e bukur në Tiranë. Ajo është edhe një kartëvizitë e vendit. Në mes të tij qëndron hoteli i sipërmarrësit austriak, Robert Rogner. Por Tirana nuk ishte kaq e shndritshme dikur. “Aty ku është hoteli tani, 20 vjet më parë kullosnin delet,” thotë Rogner.

Askush nuk e kuptoi se përse sipërmarrësi në fushën e ndërtimeve, kishte vendosur të shkonte në Shqipëri. “Por ai ishte investimi më i mirë që kemi bërë ndonjëherë,” thotë themeluesi i kompanisë. Edhe përpara ndryshimeve të mëdha në Europën Lindore përpara 25 vitesh, Rogner ishte aktiv në lindje dhe kishte ndërtuar hotele. Fjala u përhap edhe në Tiranë.

Pas vdekjes së diktatorit komunist, Enver Hoxha, që e kishte izoluar vendin për dekada të tëra, vendi duhej të ngrihej në këmbë. “Qeveria më pyeti nëse unë do guxoja të ndërtoja një hotel, për shkak se nuk kishte një hotel të vërtetë perëndimor. Ata nuk mund të ftonin mysafirët e huaj. Në rrugë kishte vetëm tre makina kineze, gomerë dhe biçikleta,” tregon Rogner për fillimin.

Ai mund të zgjidhte vetë vendin për hotelin dhe ai zgjodhi një livadh pranë Pallatit Presidencial. Hoteli u hap në vitin 1995. Ai u financua pjesërisht nga Banka për Europën Lindore, BERZH, e cila ishte krijuar në këtë kohë. “Nëse do u jap një kredi për Shqipërinë, më parë duhet t’ju shpall të paaftë mendërisht,” i kishte thënë një bankë në Austri investitorit, kur kishte kërkuar kredi. Kostoja ishte rreth 20 milionë dollarë.

Ndërkohë kredia e BERZH është shlyer. Hotelet e Rogner në Bad Blumau (një hotel luksoz nv banja termale pranë Gracit) dhe në Tiranë punësojnë 430 persona. Rogner ka një xhiro vjetore prej 30 milionë euro, një e treta në Shqipëri. Edhe për bregdetin shqiptar, Robert Rogner e ka një projekt për një hotel, por pa një aeroport në jug, ai thotë se projekti nuk mund të zbatohet. Bëhet fjalë që të jetë përballë Korfuzit.

Marijana Miljkoviç, WirtschaftBlatt

Të këshilluara

5 gabimet që bëjnë meshkujt në seks

Meshkujt kane gabimet me te medha kur vjen fjala per seksin. Dhe keto me poshte jane vetem pese prej tyre. 1. Te mos qenit “gentleman”. Kjo ë...

18:51

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI