Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Po ti prekesh? Shumë e bëjnë, pak e pranojnë

Lapsi.al 9 December 2014
Po ti prekesh? Shumë e bëjnë, pak e pranojnë

Masturbimi konsiderohej deri pak kohë më parë si një veprim turpi ndërsa tani për të flitet më lehtësisht dhe pa e konsideruar një skandal. Pak e kuptojnë se kjo është një nevojë pak a shumë si të ushqehesh apo të flesh. Për të tjerë, masturbimi është një mohim total dhe në veçanti për femrat që e mohojnë gjithmonë. Kjo për shkak edhe të terminologjisë së përdorur që ka edhe një konotacion negativ. Fjala “masturbim” vjen nga latinishtja manus +stuprare/turbare që do të thotë “lëvizje me dorë”. Të gjithë termat, në fakt janë relativë për fat të keq, ose për diçka që nuk është shumë e pastër.

Fatmirësisht gjërat kanë ndryshuar me kohën dhe tashmë të flasësh për masturbimin nuk është më një tabu. Meshkujt tashmë nuk kanë frikë ta pranojnë.

A ka efekte pozitive?

Pa dyshim që po. Si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Falë autoerotizimt ulen tensionet nga të cilat nga zhyt përditshmëria dhe mësohet për të njohur dhe të dashurosh trupin tënd si edhe të përmirësosh ndjeshmërinë seksuale.

Për burrat, masturbimi mund të ndihmojë për të luftuar ejakulimin e parakohshëm, mban spermën e shëndetshme dhe parandalon kancerin e prostatës.

Për femrat, lufton tensionin para-menstrual si dhe përmirëson kushtet fizike të zonës pelvike të dëmtuara gjatë menstruacioneve.

Ta shoqërosh masturbimin me pornografi mund të jetë “mirë” ose “keq”. Kjo varet nëse je single apo çift. Nëse e përdorni masturbimin dhe pornografinë për të arritur kënaqësi gjatë kohës që jeni në çift kjo do të thotë se në marrëdhëniet mes jush ka probleme. Një analizë në 596 burra me probleme tek dëshirat seksuale me moshë mesatare tek të 40-at tregoi se ata 70% e atyre që masturboheshin dhe që shihnin porno u ndodhte një herë në javë. Kjoe e dhënë lidhet me mërzinë seksuale në çift. Kjo ndodhte më shpesh tek ato që quheshin “çifte moderne”.

Një këshillë?

Provoni të mos e përdorni pornografinë, por imagjinatën. Për ata që kanë probleme në jetën seksuale mund ta provojnë masturbimin së bashku. Kjo është e provuar që rrit lidhjen mes çiftit, pasi njihet më mirë tjetri dhe zgjon fantazi të fshehura ose të harruara./përktheu lapsi.al/.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI