Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Shtëpiake të dëshpëruara, nudo dhe pa komplekse (foto)

Lapsi.al 12 December 2014
Shtëpiake të dëshpëruara, nudo dhe pa komplekse (foto)

Janë 1 mijë arsye që kanë motivuar ato që kanë pranuar t’i bashkohen “Reality Project”, një projekt fotografik i “Alma Photos”, dy fotografë nga Milano Alessandro Viganò dhe Matteo Scarpellini të cilët janë të interesuar të paraqesin trupa të vërtetë dhe nudo. Gjithçka në kushte shtëpie. Objektivi është përqendruar tek format jo-perfekte të cilat janë bërë edhe më sensuale. Gjithçka që fshihet poshtë rrobave, apo që imagjinata jonë përpiqet të arrijë, p.sh. tek fqinja, vjen në këtë moment ashtu siç është. Projekti fotografik është i hapur për të gjithë atë që janë të interesuar dhe që nuk kanë frikë nga trupi i tyre. Rregulli është që gjithçka të bëhet në ambientet e shtëpisë dhe pa rroba në trup. Duke parë faqen e “Reality Project” vihen re më shumë femra. Gjithsesi hidhuni një sy fotove.../lapsi.al/

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI