Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

13 fakte që nuk i dini për kokainën

Lapsi.al 5 November 2014
13 fakte që nuk i dini për kokainën

Edhe pse kjo mund të duket e çuditshme, kokaina në të kaluarën është parë si një nga drogat më të fuqishme që qarkullonin në botë. Në fakt, pak e dinë se përdorimi i parë i saj ishte si një bimë aromatike për verën, e shpikur nga farmacisti francez Angelo Mariani. Më poshtë do gjeni disa kuriozitete mbi këtë substancë shumë të dëmshme për shëndetin.

1. Kokaina është përdorur për herë të parë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës në 1880, kur disa mjekë filluan ta përdorin atë si një anestetik për operacionet në fyt, hundë dhe sy.

2. Në vitet e para të prodhimit, Coca-Cola përmbante një sasi prej rreth 9 miligram kokaine për shishe, e cila e kombinuar me kafeinën rriste efektet stimuluese. Ky përbërës u eliminua në fund të vitit 1909, kur u zbuluan efektet e tij të dëmshme .

3. Aktualisht në SHBA çmimi i një gram kokaine të pastër është midis 80 dhe 100 dollarë (60-70 euro).

4. Çdo vit prodhohen më shumë se 2000 ton kokainë në botë.

5. Çdo ditë kokaina përdoret nga gjysmë milionë njerëz.

6. The United Nation World Drug kohët e fundit ka konstatuar në 20 milionë numrin e përdoruesve të kokainës në botë.

7. Shteti me numrin më të madh të konsumatorëve të kokainës është SHBA-ja, e ndjekur nga Kolumbia, Meksika dhe Mbretëria e Bashkuar. Në Azi nivelet e konsumimit të saj janë minimale.

8. Është llogaritur se një mesatare prej 36.8 milion njerëz në Amerikë e kanë provuar të paktën një herë kokainën.

9. Në Itali është llogaritur se 50 mijë njerëz janë frekuentues të rregullt.

10. Frojdi pasi ka provuar kokainën u bë mbështetës i zjarrtë i saj. Psikoanalisti filloi t’ia rekomandojë pacientëve të tij si një ilaç për alkoolizmin dhe depresionin.

12. Në mbarë botën çdo vit gati 400 mijë fëmijë lindin të varur nga kokaina, për faj të nënave të tyre.

13. Një studim ka treguar se në 5 kartëmonedha në katër prej tyre është e mundur të gjenden gjurmë kokainë. /web/

Të këshilluara

Vjen “Tomka” 36 vjet më pas

Tirana International Film Festival (TIFF) është hapur të hënën në mbrëmje me filmin shqiptar të restauruar “Tomka ...

19:19

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI