Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Vajzat çmenden për dy të burgosur sexy: “Ju presim jashtë!”

Lapsi.al 3 November 2014
Vajzat çmenden për dy të burgosur sexy: “Ju presim

Jeremy Meeks, 30-vjeçari më sexy në internet ka një rival. Vjen sërish nga Kalifornia (më saktë nga Santa Kruz) quhet Sean Kory dhe është 29 vjeç. Kory është i burgosuri më i famshëm në internet. Fotoja e të burgosurit të ri po bën xhiro në rrjetet sociale në Twitter dhe Facebook. Vajzat po çmenden ndërsa shkruajnë: “Bëhuni gati kur të dini nga qelia!” ose “Bëhuni gati!”. Djaloshi me flokë të gjatë dhe sy jeshilë është arrestuar për agresion. Ai ka goditur me një raketë tenisi një person të veshur si një gazetar “Foxnews” për Halloween. Por, kjo nuk është hera e parë për të. Ai është shënjuar nga policia për posedim marijuane. /lapsi.al/

Të këshilluara

Vjen “Tomka” 36 vjet më pas

Tirana International Film Festival (TIFF) është hapur të hënën në mbrëmje me filmin shqiptar të restauruar “Tomka ...

19:19

Ja sa fiton Facebook në një minutë

Facebook postoi para pak ditësh rezultatet e saj financiare për tremujorin e tretë të vitit 2014. Gjatë këtij tremujori, Facebook ...

18:43

Lamtumirë Nokia!

Telefonat mobile “Nokia” zyrtarisht kanë mbaruar dhe nuk kanë mundësi rikthimi. Microsoft e ka zhbërë emrin për telefo...

18:35

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI