Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Femra, mos i hiqni çorapet të arrini në orgazmë

Lapsi.al 3 November 2014
Femra, mos i hiqni çorapet të arrini në orgazmë

Është e vërtetë që më shumë se 20-30% e femrave nuk përjetojnë orgazëm gjatë seksit. Këtë fakt e kanë konstatuar hulumtime dhe studime të shumta. Kjo është një statistikë dëshpëruese. Nëse rastësisht jeni njëra ndër ato, apo përjetoni orgazëm por e dëshironi që sa më shpesh, para se të mendoni për ndryshime dhe eksperimente radikale, thjesht provoni që gjatë seksit të mbathni çorape. Kjo është mënyra që femrat të përjetojnë orgazëm. Përveç kënaqësisë fizike duhet të kenë ndjenjën e sigurisë, të rehatisë dhe të ngrohtësisë. Mirëpo femrat kryesisht nuk mendojnë për rehatinë dhe ngrohtësinë andaj në mënyrë të pavetëdijshme gjatë seksit ia vështirësojnë vetes mundësinë e arritjes së orgazmës, duke u frikësuar që nëse mbajnë në këmbë çorape do të duken më pak seksi. Edhe për këtë shqetësim ka një zgjidhje. Vishni çorapet që nuk rrudhen dhe nuk ju bien në fund të këmbëve, çorape të shkurtra me dantella apo çorape deri në gjunjë dhe hiqjani trurin mashkullit duke u dukur më seksi se kurrë më parë.

Të këshilluara

Vjen “Tomka” 36 vjet më pas

Tirana International Film Festival (TIFF) është hapur të hënën në mbrëmje me filmin shqiptar të restauruar “Tomka ...

19:19

Ja sa fiton Facebook në një minutë

Facebook postoi para pak ditësh rezultatet e saj financiare për tremujorin e tretë të vitit 2014. Gjatë këtij tremujori, Facebook ...

18:43

Lamtumirë Nokia!

Telefonat mobile “Nokia” zyrtarisht kanë mbaruar dhe nuk kanë mundësi rikthimi. Microsoft e ka zhbërë emrin për telefo...

18:35

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI