Flash

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Armina vë shami për t'u pranuar në familjen Berisha?

Lapsi.al 5 October 2014
Armina vë shami për t'u pranuar në familjen Berisha?

Armina Mevlani, ish -Miss Albania, e njohur për format sensuale të trupit, është mbuluar. Ajo ka nxjerrë ditën e Kurban Bajramit një foto, ku duket krejtësisht e mbuluar….në përpjekje për të mos tërhequr vëmendjen e një deveje. Por ndoshta më shumë sesa për mos të tërhequr vëmendjen, qëllimi i saj ka qenë të bëjë të kundërtën. Të tregojë se di të jetë edhe një besimtare e mirë. Instagrami i Armina Mevlanit është i mbushur me foto tejet joshëse dhe provokuese, ndaj postimi i saj i fundit përbën një çudi. Pyetja që shtrohet është përse ky transformim i beftë?

Në fakt, ditët e fundit ka ndodhur diçka. Djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, me të cilin ajo mbante një raport të fshehur prej disa vitesh, e bëri publike në Facebook lidhjen mes tyre. Madje për ta festuar këtë i pagoi një udhëtim të shtrenjtë, në javën e modës në Paris. Menjëherë pas këstij postimi në rrjetet sociale u shfaq edhe e ëma e Arminës, Moza, që i uroi jetë të lumtur çiftit. Por, historia nuk mbaron me kaq.

 

Për të treguar devotshëmëri ndaj lidhjes së saj të re, tashmë publike, Armina filloi të shajë në Facebok, Edi Ramën. A ishte kjo vallë një shenjë, se pas bërjes publike të dashurisë nga Shkëlzeni, dhe pas bekimit të nënës së saj, ish Miss -i po kërkonte njohje edhe nga familja Berisha? Pikërisht, edhe fotot e saj me shami në kokë, të lënë të mendosh për këtë. Ajo i ka lënë pas kohët kur ekspozonte në instagram të pasmet joshëse, gjoksin e kolmë dhe këmbët e bukura. Ajo ka zgjedhur që për Bajram të shfaqet e mbuluar. A është kjo një shenjë më shumë se ajo do të bëhet e pranueshme, se synon të jetë nusja e re, në familjen Berisha? Dihet që Berishët janë tejet besimtarë, madje dy fëmijët e ish -kryeministrit, Argita dhe Zeni mbajnë rregullisht Ramazan. Ndoshta me intuitë Armina e ka kuptuar se për të ndërtuar të ardhmen, duhet të ndryshojë look.

 

 

Të këshilluara

Valbona Çoba lind binjakë

Bukuroshja shqiptare, Valbona Çoba ka lindur binjakë: një vajzë dhe një djalë. Miss Fotozhenia e parë shqiptare bëh...

21:49

Tuna i bën flokët jeshile

Tuna njihet për ekstavagancën e saj në skenë dhe jashtë saj. Këtë herë ajo ka venjdosur të eksperimentojë me f...

13:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI