Këngëtarja e re nga Kosova ka provokuar kësaj here besimtaret myslimane që festuan Kurban Bajramin. Ndjekësit e saj në instagram jane nervozuar e kane filluar te ofendojne Eren, pas postimit të nje fotoje me gjuhen jashte ku ajo uron: Me fat bajrami. Kjo nuk është hera e parë qe motra e këngetares Nora Istrefi provokon komunitetet fetare. Kujtojmë se vetem disa muaj më parë ajo u vu ne qendër të kritikave për videon "E dehun". Media serbe (Pravda) shkroi se xhirimi i një video gjysmë e zhveshur në ambientet e kishes serbe në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, ishte blasfemi.