Flash

Zjarri në fshatin Lekaj të Rrogozhinës rrezikoi banesat/ Policia vë në pranga autorin

Lapsi.al 5 August 2026

Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies në fshatin Lekaj të Rrogozhinës. Blutë bëjnë me dije se pas hetimeve u konstatua se në oborrin e banesës së shtetasit të arrestuar kishte vatra zjarri, ndërsa në pjesën e pasme të kësaj banese, kishte një tjetër vatër zjarri që dyshohet se është përhapur.

Si pasojë është shkrumbuar një sipërfaqe toke me 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore. Zjarri ditën e djeshme në fshatin Lekaj rrezikoi edhe banesat e zonës, por fatmirësisht pas ndërhyrjes në kohë nga forcat zjarrfikëse, u arrit të shuhej.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI