Flash

Banorët e Divjakës sërish në protestë, kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë nga qeveria

Lapsi.al 5 August 2026

Banorët e Divjakës kanë dalë sërish në protestë për të pestën ditë me radhë, duke kundërshtuar ndarjen e re territoriale të mazhorancës qeverisëse, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, mes tyre edhe Divjaka.

Largimi i shërbimeve, realiteti ekonomik e shoqëror kanë qenë argumentet për të kundërshtuar shkrirjen e bashkisë Divjakë. Ndër të tjera, banorët protestues janë shprehur se nuk do të ndërpresin protestën deri në momentin që qeveria do të njoftojë anulimin e projektit i cili parashikon shkrirjen e bashkisë. Në fund të fjalimeve protestuesit zhvilluan dhe marshimin në rrugët e qytetit ku bënë thirrje për t’u bashkuar në më shumë qytetarë Divjakës në kauzën e tyre.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI