Flash

Dita 70/ Qytetarët rikthehen sot para Kryeministrisë

Lapsi.al 5 August 2026

Protesta qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot, në ditën e 70 radhazi. Ashtu si çdo mbrëmje, qytetarët pritet të mblidhen në sheshin "Skënderbej" dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të zhvillohen fjalimet e aktivistëve dhe pjesëmarrësve. Prej më shumë se dy muajsh, protesta zhvillohet pa ndërprerje në Tiranë. Organizatorët këmbëngulin se mobilizimi do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si objektivin kryesor.

Protestuesit kanë theksuar se kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit është e panegociueshme dhe se nuk do të pranojnë asnjë kompromis politik. Edhe sot pritet që marshimi të shoqërohet me thirrjet "Rama, jep dorëheqjen", "Shqipëria kërkon revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Pa rini nuk ka Shqipëri", "Ju erdhi fundi" dhe "Shqipëri e re", slogane që janë kthyer në simbol të protestës së përditshme. Organizatorët u kanë bërë sërish thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria dhe diasporës t'u bashkohen protestave, duke theksuar se aksioni qytetar do të vazhdojë çdo ditë deri në largimin e qeverisë, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI