Flash

14 vatra zjarri në 12 orë nga veriu në jug, 5 vijojnë të digjen

Lapsi.al 4 August 2026

Katërmbëdhjetë vatra zjarri janë raportuar gjatë 12 orëve të fundit në territorin e vendit, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të jenë aktive, bëri të ditur Agjencia për Media dhe Informim (MIA).

Për menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen në terren janë angazhuar 19 automjete zjarrfikëse, 182 forca operacionale, tre helikopterë dhe një avion i Forcës Ajrore.

Në Dajt të Tiranës vijon puna për shuarjen e zjarrit, ndërsa në fshatin Riban të Mallakastrës zjarri vijon me intensitet të ulët në brendësi të masivit pyjor.

Ndërhyrja e koordinuar nga toka dhe ajri ka larguar rrezikun për zonat e banuara. Gjatë operacionit u evakuuan përkohësisht 15 familje. Në mbështetje të operacionit u angazhuan 1 helikopter dhe 1 avion i Forcës Ajrore

Në fshatin Shqiponjë të Prrenjasit vatra është nën kontroll dhe vijon puna për shuarjen përfundimtare.

Nën kontroll janë edhe vatrat në Vërzhezhë të Skraparit dhe Krekëz të Himarës, ndërsa strukturat operacionale vijojnë monitorimin.

Në Stegopull–Selckë, në territorin e bashkive Libohovë dhe Dropull, vijon puna për izolimin e zjarrit. Terreni malor dhe shkëmbor po vështirëson ndërhyrjen e forcave.

Sipas MIA-s, nga vatrat e zjarrit janë prekur rreth 1,5 hektarë me barishte, shkurre dhe bimësi pyjore, ndërsa sipërfaqja e prekur nga vatrat aktive vijon të jetë në proces vlerësimi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI