Flash

U shpall "non grata", gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut akuza Ramës për bashkëpunimin me Vuçiç

Lapsi.al 4 August 2026

Valon Bela, me profesion gazetar, nga Maqedonia e Veriut, është një prej personave të shpallur Non Grata në Shqipëri. Në rrjetet sociale, Vela e quan Edi Ramën një "narko lider", ndërsa vetë ai duket se e kishte parashikuar vendimin e marrë nga ministri Besfort Lamallari, në një postim të bërë rreth një muaj më parë.

“Ishalla jam një prej atyre 60 personave që Ramoviç dhe metastazat e tij qeverisëse u kanë ndaluar hyrjen në shtetin shqiptar.

Me ta ndalu hyrjen narko lideri i një narko shteti është moment kënaqësie. Kam ndalesë edhe në Serbi si çdo bashkëluftëtar i UÇK-së. Kjo vetëm po dëshmon se Rama & Vuçiq po veprojnë në sinkron të plotë. Ata që tentuan të ndajnë Kosovën kurrë s’kanë me pas rehati në këtë dynja apo tjetrën!

Sepse: “Historia shqiptare është e mbushur me plot shkije të veshun shqiptarçe”, Mullah Idriz Gjilani”, shkruante Bela në postimin e tij rreth një muaj më parë.

Nga një vëzhgimin i profilit të tij në rrjetet sociale, shihet se Bela postonte vazhdimisht kundër kryeministrit shqiptar, të cilit e akuzonte mes të tjerave dhe si bashkëpunëtor të Aleksandër Vuçiç.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI