Flash

Ambasada amerikane reagon për huanë 302 milionë dollarë: Modernizon mbrojtjen shqiptare!

Lapsi.al 4 August 2026

Pas miratimit të marrëveshjes së huasë në kuadër të programit amerikan “Foreign Military Financing” (FMF), ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada bëri me dije se marrëveshja do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, i cili parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

“Sot, Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të njoftojnë ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Foreign Military Fund (FMF), e cila do të mbështesë përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së Angazhimit të Hagës për Mbrojtjen, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035“, shprehet Ambasada amerikane në Tiranë.

Marrëveshja nuk u votua nga opozita shqiptare, që u ankua për procedurën e përshpejtuar me të cilën mazhoranca e kaloi për votim në parlament. Pas kësaj, opozita u ankua në kushtetuese për marrëveshjen në një përpjekje për ta rrëzuar për shkak të procedurës që e konsideron antikushtetuese.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI