Flash

Parandalohet një ngjarje kriminale/ Arrestohen 5 persona, kapen me pistoleta dhe municion

Lapsi.al 4 August 2026

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në Sarandë pas një operacioni të Policisë të koduar “Silenciatori”. Ndërhyrja u krye pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona. Sipas Policisë, dy prej të arrestuarve u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, teksa kishin nxjerrë nga automjeti armët e zjarrit dhe qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim. 

Të arrestuarit për këtë ngjarje janë: S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë; A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë; V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë; V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë; F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete.

Nga hetimet paraprake dyshohet se grupi kishte udhëtuar drejt Sarandës me qëllim kryerjen e një vrasjeje. Dy personat e kapur me armët akuzohen për veprat penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje, ndërsa tre të tjerët janë arrestuar për “Moskallëzim të krimit”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI