Flash

Rama shpall 'non grata' edhe dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Lapsi.al 4 August 2026

Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për Valon Beljan, i njohur edhe si Valjon Bela dhe Bekir Halimin. Sipas autoriteteve, thuhet se Belja e Halimi disponojnë të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar. 

Imami Bekir Halimi, në vitin 2016 është përjashtuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut pas përplasjeve me drejtuesit e institucionit. Ndërsa, Valon Belja analist politik dhe ish-aktivist politik. Më herët ka ushtruar detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut. 

Burime zyrtare bëjnë me dije se në mbledhjen dhe verifikimin e informacionit ka qenë e përfshirë edhe njësia Antiterror e Policisë së Shtetit.

Vendimi thuhet se është marrë në kuadër të masave për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, pasi autoritetet i konsiderojnë dy shtetasit Valon Beljan, ose Valjon Belën, si dhe Bekir Halimin,si rrezik potencial për vendin..

Disa javë më herët, shteti shqiptar shpalli “non grata” Ikball Berisha. 

Shpallja “non grata” nënkupton ndalimin e hyrjes dhe qëndrimit të këtyre personave në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të tjera mbi natyrën konkrete të veprimtarisë për të cilën dy shtetasit janë përfshirë në këtë masë, ndërsa vendimi është argumentuar me nevojën për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI