Flash

Vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali, shkak i sherrit biseda me një vajzë

Lapsi.al 4 August 2026

Përgjatë trotuarit të rrugës Via Bissolati dhe përballë lokalit Bar Centrale, përballë Piazza Roma, njollat e gjakut tregojnë gjurmët e krimit që ndodhi të dielën në mbrëmje në Vescovato, një qytezë me më pak se 4 mijë banorë në provincën e Cremona-s.

Mattia Miraglia, 32 vjeç, me origjinë nga Sicilia, shofer, pa precedentë penalë dhe banues në Vescovato, e goditi me thikë në fyt shqiptarin 24-vjeçar Nurian Dalipaj, ndërsa plagosi në bark edhe vëllain 20-vjeçar të këtij të fundit.

Vetë 32-vjeçari, i cili pësoi një lëndim në dorë, ndodhet nën mbikëqyrje policore në Spitalin Maggiore, në gjendje arresti, nën hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Sipas hetimeve, bëhet fjalë për një krim pasioni.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, gjithçka nisi me një debat në një bar në Cremona, ku punon ish-e dashura e Miraglias. Rreth orës 23:00, ai shkoi në lokal dhe pa vajzën duke biseduar me Dalipajn, mikun e saj prej kohësh, si edhe me një të ri tjetër që ende nuk është identifikuar.

Miraglia dyshohet se i kërkoi shqiptarit ta ndiqte jashtë lokalit, në rrugë. Fillimisht të dy biseduan, por më pas u përleshën me grushte. Personat e pranishëm i ndanë. Pas kësaj, 32-vjeçari u kthye në makinë dhe shkoi në shtëpinë e tij në Vescovato, në rrugën Via Cairoli.

Pak kohë më vonë, para banesës së tij mbërriti Dalipaj së bashku me dy vëllezërit. Sipas hetuesve, Miraglia i dëgjoi që po vinin, zbriti nga shtëpia me një thikë kuzhine në dorë dhe u kërkoi të largoheshin. Më pas shpërtheu një përleshje që përfundoi në tragjedi.

Vëllezërit Dalipaj u larguan me makinë drejt Spitalit Maggiore në Cremona, ku 24-vjeçari dhe 20-vjeçari mbërritën në gjendje të rëndë. Nurian Dalipaj humbi jetën pak më vonë, ndërsa vëllai i tij iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai ndodhet i shtruar në repartin e terapisë intensive dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.

Dy miq të Miraglias shprehen të habitur:

"Nuk do ta kishim menduar kurrë se mund të përfundonte kështu. Shkaku ishte një vajzë me të cilën të dy kishin pasur një lidhje. Edhe një muaj më parë, Dalipaj kishte shkuar para shtëpisë së mikut tonë.

Atëherë Mattia thirri karabinierët; edhe kësaj here duhej të kishte vepruar njësoj, por nuk e dimë çfarë i ndodhi. Ishte një situatë që zgjatej prej kohësh. Mattia është provokuar, nuk kemi shpjegim tjetër”, thanë ata.

Vescovato është tronditur dhe kryebashkiaku Alfredo Gorni është shprehur se një ngjarje e tillë s’mund të përfaqësojë komunitetin.(Corriere)

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI