Flash

E rëndë në Greqi/ Mbajti trupin e babait të vdekur 2 vjet e gjysmë në frigorifer për t’i marrë pensionin

Lapsi.al 4 August 2026

Një ngjarje makabër ka ndodhur në Mystras në zonën e Peloponezit në Greqi. Mediat helene raportojnë se një 55-vjeçar fshehu trupin e babait të tij të vdekur në një frigorifer për të paktën 2 vjet e gjysmë në mënyrë që të merrte pensionin  e tij dhe të nënës së tij, e cila kishte ndërruar jetë vite më parë.

Rasti u zbulua kur departamentit të policisë së Laconias iu dha informacioni se i moshuari, i lindur në vitin 1936, nuk ishte shfaqur për një kohë të gjatë. Policia telefonoi djalin 55-vjeçar të të zhdukurit dhe mori një deklaratë prej tij, në të cilën ai pretendonte se babai i tij ishte larguar dhe jetonte në Athinë. 

Megjithatë, policia hetoi pretendimin e 55-vjeçarit dhe mori në pyetje motrën e tij, e cila jeton në Athinë, e cila u tha atyre se nuk e kishte parë të atin prej vitesh, i cili jetonte me vëllain e saj.

Pas kësaj, u krye një kontroll në prani të një prokurori në një hotel në pronësi të 55-vjeçarit, i cili ishte mbyllur dhe që ai e përdorte si vendbanim. Në një frigorifer në bodrum u gjet trupi i 90-vjeçarit të pajetë. Përveç kësaj, gjatë kontrollit, u gjet dhe u konfiskua një pistoletë me ajër.

55-vjeçari u arrestua menjëherë dhe kur u pyet, rrëfeu aktin e tmerrshëm. Ai pretendoi se 90-vjeçari kishte vdekur dy vjet e gjysmë më parë nga shkaqe natyrore dhe për të vazhduar të merrte pensionin e tij, e kishte futur në frigorifer dhe nuk e kishte deklaruar, siç kërkohet me ligj, vdekjen e tij. Në të njëjtën kohë, siç zbuloi ai, ai merrte edhe pensionin e nënës së tij që kishte vdekur më parë, përfitues i të cilit ishte i ati. 

Një mjek ligjor dhe një ekip i posaçëm do të bëjnë një autopsi të trupit. Ndaj 55-vjeçarit është ngritur një çështje penale për dëshmi të rreme, mashtrim të përsëritur dhe shkelje të legjislacionit për armët. Ai do të çohet para prokurorit, ndërsa hetimi paraprak po kryhet nga Prokuroria dhe Departamenti i Hetimit të Krimeve të Spartës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI