Flash

Përplasjet/ Qeveria aktivizon procedurën për anulimin e kontratës së Aeroportit të Vlorës

Lapsi.al 4 August 2026

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Televizioni SCAN ka mësuar nga burime të besueshme se procedura është iniciuar gjatë ditës së sotme, me synimin për të zhbllokuar situatën e krijuar pas vonesave në përfundimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend.

Ky zhvillim vjen pas paralajmërimeve të bëra nga ministria gjatë muajve maj dhe qershor, kur u la të kuptohej se shteti ishte i gatshëm të ndërhynte për të zgjidhur ngërçin dhe për të garantuar funksionalizimin e aeroportit.

Në muajin maj, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përbën një infrastrukturë me rëndësi strategjike për vendin dhe se funksionimi i tij është çështje e interesit publik e shtetëror, e jo thjesht një marrëdhënie biznesi mes palëve private. Më pas, në fillim të muajit qershor, ministria bëri të ditur se kompanive u ishte lënë një afat prej 30 ditësh për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare.

Sipas informacioneve të siguruara nga SCAN, me nisjen e kësaj procedure qeveria ka kaluar në fazën e radhës të mekanizmave kontraktorë për zgjidhjen e situatës së krijuar.

Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës nisën zyrtarisht në nëntor të vitit 2021. Sipas kontratës koncesionare dhe planit fillestar të investimit, aeroporti duhej të përfundonte brenda rreth tre viteve dhe të niste operimet gjatë vitit 2025. Megjithatë, afatet nuk u respektuan dhe aeroporti ende nuk është bërë operacional.

Mosfunksionalizimi i aeroportit është lidhur me konfliktin e zgjatur mes aksionarëve të shoqërisë koncesionare, i cili ka sjellë procese gjyqësore, bllokim të vendimmarrjes dhe vonesa në realizimin e projektit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës konsiderohet një investim strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit. Vënia e tij në operim pritet të rrisë lidhjet ajrore me destinacione europiane dhe rajonale, të zgjasë sezonin turistik, të shtojë fluksin e vizitorëve dhe të nxisë investimet e huaja në jug të Shqipërisë.

Procedura e aktivizuar nga qeveria pritet të përcaktojë fatin e mëtejshëm të kontratës koncesionare dhe të vetë projektit, i cili konsiderohet një nga investimet infrastrukturore më të rëndësishme të viteve të fundit në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zy...

14:27

Me sytë katër

PAPARAZZI