Flash

Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 27-vjeçar

Lapsi.al 5 August 2026

Një 27-vjeçar humbi jetën në një aksident të rëndë në aksin Korçë–Maliq, pranë fshatit Vashtëmi. Një automjet tip “Audi”, që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka goditur nga pas një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti i goditur ka dalë nga rruga. Drejtuesi 27-vjeçar i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm, humbi jetën në vendngjarje, për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë, në “Audi” ndodheshin katër persona. Tre të tjerët, një djalë dhe dy vajza, mbetën të plagosur. Njëri u dërgua në Spitalin e Korçës, ndërsa dy vajzat në Spitalin e Pogradecit. Policia shoqëroi drejtuesin e “Audi”-t. Hetimet vijojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI